Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Ndalet një person i dyshuar në Gjilan për kryerje të veprave penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve

November 10, 2025

Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit mes Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Kolegjit AAB

November 10, 2025

Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll

November 10, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Ndalet një person i dyshuar në Gjilan për kryerje të veprave penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve
  • Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit mes Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Kolegjit AAB
  • Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll
  • Sokol Haliti pritet nga qytetarët e shumtë pas rizgjedhjes së tij për mandatin e katërt
  • Kryetari Hyseni: Pamje fantastike nga sheshi i ndriçuar gjithandej
  • Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 230 gjoba në trafik brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
  • Alban Hyseni: Malisheva dhe “Rruga e Prishtinës” fuqishëm me Lëvizjen Vetëvendosje!
  • Arbër Ismajli: Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kuvendarët e Gjilanit e nisin mbarë vitin, pozitë e opozitë i bashkojnë votat në disa vendime
Lajme Lokale

Kuvendarët e Gjilanit e nisin mbarë vitin, pozitë e opozitë i bashkojnë votat në disa vendime

adminBy adminJanuary 26, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kuvendarët e Gjilanit kanë mbajtur sot mbledhjen e parë për këtë vit, ku pozita dhe opozita kanë votuar unanimisht disa prej pikëve të rendit të ditës dhe kjo ka ndodhur pas një periudhe disamujore të krizës në vendimmarrjen komunale.
Fillimisht kryesuesi Arianit Sadiku ka uruar që viti 2023 të jetë një vit më i mbarë sa i përket punës së Kuvendit, me shpresë se nuk do të përsëritet viti i kaluar, kur në mungesë të kuorumit, disa seanca kanë dështuar të mbahen.
‘Shpresoj se do të ketë një mirëkuptimin pozitë-opozitë në mënyrë që Kuvendi të mund të funksionojë normalisht dhe t`i zhvillojë punimet sipas planit’, ka thënë Sadiku.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili është përgjigjur në pyetjet dhe interesimet e anëtarëve të Kuvendit, shumica e tyre nga opozita, ka thënë se në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame është duke u punuar në zgjidhjen afatgjate të problemit të varrezave të qytetit, përmes hartimit të një projekti të mirëfilltë për këtë qëllim.
Ndërkaq sa i përket ndërtimit të një objekti të Bashkësisë Islame në hapësirën prapa Muzeut të qytetit, për të cilin ka një vendim për ndërprerje të punimeve, kryetari Hyseni ka sqaruar se Gjykata e Apelit ka vendosur ndryshe nga Komuna dhe Gjykata Themelore dhe ka lejuar vazhdimin e punimeve.
Sa i përket orarit të punës së bizneseve, të cilat nuk po respektojnë pushimin javor të punëtorëve, kryetari Hyseni ka mirëpritur nismën për hartimin e një rregulloreje por ka thënë se kësaj duhet t`i paraprijë një debat publik.
Ndërkaq sa i përket shpërndarjes së investimeve, ai ka mohuar që të jetë anashkaluar fshati Livoç i Poshtëm, duke nënvizuar se atje po bëhet projekti i kanalizimit, që ka qenë një problem i madh edhe për Livoçin e Epërm, ndërkohë që është bërë kërkesa në MASHT edhe për projektin e shkollës së re.
Për më tepër, kryetari Hyseni ka prezantuar edhe listën e projekteve që janë kryer gjatë vitit të parë të qeverisjes, sikurse edhe të atyre që janë në proces e sipër.
Përndryshe, Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e planit të punës të Kuvendit për vitin 2023, bashkë me orarin e mbledhjeve të Kuvendit dhe Komiteteve për vitin 2023, vendimin për caktimin e normave tatimore në pronën e paluajtshme për vitin 2023, planin e punës së KKSB për vitin 2023, vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të dt. 26.05.2022 për themelimin e KKSB, vendimin për themelimin e Komisionit për zgjedhjen e Këshillave lokale, kërkesën nga Policia e Kosovës për dhënien në shfrytëzim të objektit të ish-QKMF-së, për një afat prej tri vitesh, me mundësi vazhdimi, nëse është e nevojshme, vendimin për shpalljen e interesit publik për pjesën e parcelës nr.309-0 ZK Stublinë, e cila u kundërshtua nga opozita dhe përfaqësuesi i zonës si dhe vendimin për lirimin e bizneseve nga taksa komunale për vitin 2022.
Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe vendimin për emërimin e anëtarëve të Komisioneve komunale të aksionarëve në ndërmarrjet ‘Stacioni i Autobusëve’, ‘Tregu’ dhe ‘Ecohigjiena’, sikurse u informua edhe për korrje-shirjet si dhe ndarjen e bursave për studentë.
Sa i përket kërkesës për pagesën e qirasë për subjektet politike të cilat nuk janë të vendosura në lokale publike, kryesuesi Arianit Sadiku tha se Kuvendi nuk mund të nxjerrë një vendim të tillë, sepse nuk ka mjete të planifikuara për këtë qëllim, por kjo mundësi mund të shikohet në të ardhmen, pasi subjektet politike meritojnë trajtim të barabartë.
Ndërkaq, nënkryetarja e Komunës, Leonora Bunjaku Morina tha se subjektet politike në qendër duhet të merren me degët dhe nëndegët e tyre edhe sa i përket këtij problemi, pasi që Komuna nuk parasheh pagesën e qirave.
Njëherësh, Kuvendi Komunal i Gjilanit i ka rekomanduar Ministrisë së Financave që të shqyrtojë mundësinë e rivlerësimit të pronave, pasi pakënaqësitë e qytetarëve me faturat e tatimit për këtë vit, janë të mëdha.
Përndryshe, Sebahate Hajdini është betuar si anëtare e Kuvendit nga radhët e AKR-së, pasi kandidati i deritashëm, Arianit Ibrahimi ka dhënë dorëheqje. /GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit mes Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Kolegjit AAB

November 10, 2025

Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll

November 10, 2025

Sokol Haliti pritet nga qytetarët e shumtë pas rizgjedhjes së tij për mandatin e katërt

November 10, 2025
Mos humbni
Kronikë

Ndalet një person i dyshuar në Gjilan për kryerje të veprave penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve

By adminNovember 10, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda në bashkëpunim me DHTN – Gjilan,…

Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit mes Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Kolegjit AAB

November 10, 2025

Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll

November 10, 2025

Sokol Haliti pritet nga qytetarët e shumtë pas rizgjedhjes së tij për mandatin e katërt

November 10, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Ndalet një person i dyshuar në Gjilan për kryerje të veprave penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve

November 10, 2025

Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit mes Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Kolegjit AAB

November 10, 2025

Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll

November 10, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.