Shkelzen Halimi
Në ethe frike tundet pritja
dhe si fanar kepi ma tregon
rrugën drejt vendlindjes
Kur më përcolli nëna
Oh, kur më përcolli nëna
Me lot në sy më tha:
lumturia është pemë e largët
dhe pikëllimi pemë e afërt
mos e kafsho asnjërën
se trupin e sëmurë
nuk e mbajnë këmbët
kur malli kthehet
nga dherat e largëta…