Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë
  • U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik
  • Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë
  • Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan
  • Policia e Gjilanit apelon për kujdes të shtuar ndaj përdoruesve të trotinetëve
  • Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kryetari Rahimaj së bashku me drejtorin Morina mbajnë takim me fermerë, diskutojnë për projektet që do të zhvillohen në fushën e Bujqësisë për vitin 2022
Lajme Lokale

Kryetari Rahimaj së bashku me drejtorin Morina mbajnë takim me fermerë, diskutojnë për projektet që do të zhvillohen në fushën e Bujqësisë për vitin 2022

adminBy adminJune 22, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shpend Morina, kanë mbajtur takim me fermerët e Kamenicës.
Në këtë takim është diskutuar për projektet të cilat do t’i zhvillojë Drejtoria e Bujqësisë për fermerët, si dhe ndarjen e subvencioneve.
I pari i komunës ka thënë se bashkarisht me fermerët do t’i zgjidhin problemet me të cilat përballen ata.
“Ju perballeni me probleme të ndryshme, dhe ju më mirë se ne e dini sfiden e veprimtarisë suaj, e po ashtu edhe zgjidhjen e duhur. Bashkëpunimi i Drejtorisë së Bujqësisë me juve është krucial dhe i domosdoshëm, për këtë ne e kemi administratën në këtë Drejtori që punon jashtëzakonisht shumë, dhe është e gatshme t’iu ndihmojë në çdo gjë. Andaj për këtë edhe zotimet tona do t’i orientojmë bashkë me ju, aty ku ju e shihni të nevojshme”, ka thënë Kryetari Rahimaj.
Drejtori Shpend Morina ka shpalosur programin e subvencioneve duke treguar se në krahasim me vitin e kaluar kështë vit janë rritur subvencionet.
“Ju kemi ftuar që së bashku t’i orientojmë subvencionet dhe projektet e Drejtorisë aty ku ju e shihni më të nevojshme. Këtë vit është rritur shuma për subvencionë ku në krahasim me vitin e kaluar që ka qenë 27 mijë euro këtë vit është 80 mijë euro. Ne kemi paraparë që t’i shpërndajmë për fermerët tanë, por do të marrim edhe mendimin tuaj se ku janë më të nevojshme”, ka thënë ai.
Pas prezantimit të projekteve nga Drejtori Morina, fermerët kanë pasur mundësinë që të paraqesin pyetjet dhe idetë e tyre lidhur me subvencionet.
Fermeri Milaim Morina ka kërkuar që të mbështeten fermerët që kanë mblejë pemë apo pemishte.
Ndërsa sipas fermerit Jakup Shala edhe veprimtaria perimo-kultura është anashkaluar dhe duhet të mbështetet.
“Perimo-kultura qenka anashkaluar. Mendoj që është veprimtari mjaft profitabile. Ne kemi nevojë për plehra dhe fara të cilat kushtojnë mjaft shumë. Kemi nevojë për mbështetje për sigurim të saksive, për plasmas për sistem të ujitjes, pompa. Nëse komuna mua do të më siguronte një serë prej 20 ari unë iu garantoj që dy punëtorë do t’i mbajë për një vit, me një pagë të dinjitetshme”, është shprehur ai.
Kurse fermeri Nexhmedin Korqa ka kërkuar që të përkrahet edhe kultura e patates, pasi që sipas tij është mjaft e përhapur në Kamenicë.
Në anën tjetër sipas fermerit Rexhë Hasani për bletarinë duhen subvencione në shumë më të madhe.
“Për këtë shoqëri që ka kaq shumë bletë dhe që është veprimtari shumë e përhapur duhet të ndahen më shumë subvencione. Ne kemi nevojë edhe për një hapësirë për zhvillimin e aktiviteteve tona, pasi që shumë fermerë merren me këtë veprimtari por kanë shumë pak njohuri. Po ashtu ne kemi nevojë për dyll dhe sheqer”, ka thënë ai.
Sipas fermerit Rifat Hajdari është hera e parë që ka kaq shumë pjesëmarrje të fermerëve në takim.
“Unë iu falenderoj që na keni ftuar dhe është mirë që për herë të parë kemi pjesëmarrje kaq të madhe të fermerëve. Ne si komunë dhe ti si kryetar duhet ta keni prioritet Bujqësinë, ku thuajse të gjithë jetojnë prej saj. Ne nuk jemi përkrahur që 20 vite edhe pse unë e falenderoj udhëheqësinë e kaluar ku kam përfituar një mekanizëm bujqësor. Unë mendoj që ne të bashkuar mund të kryejmë punë, duke aplikuar 3-4 fermerë për një mekanizëm dhe mund të kryejmë së bashku shërbime. Mirëpo ajo për të cilën mund të përkrahet më së shumti Bujqësia është me sistem të ujitjes, sepse pa ujitje nuk ka Bujqësi. Mendoj që një pjesë e këtij buxheti duhet të ndahet për t’iu ndihmuar bujqëve për sistem të ujitjes”, ka theksuar ai.
Ky takim është përmbyllur duke i evidentuar këto kërkesa të fermerëve në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për to./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029

June 26, 2026

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026
Mos humbni
Opinione

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

By adminJune 27, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Rrëfimet e Nënë Zelës për vuajtjet dhe sakrificat e familjes së…

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026

Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan

June 26, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.