“Me përfaqësues nga “Cultural Heritage without Borders” sot kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit e cila ka për qëllim mbrojtjen, promovimin dhe konzervimin e trashëgimisë kulturore në Kamenicë”, ka thënë kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Sipas tij, kjo marrëveshje në parim ka modelimin e distriktit kulturor me qëllim identifikimin e elementeve karakteristike që ka Komuna e Kamenicës dhe organizimin e kampit “Heritage Lab” që thellon edhe më tutje interesimin tonë në fushën e trashëgimisë./GJILANI INFO/