Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë dhe bashkëkombës shqiptarë kudo që ndodheni,
Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar, ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për këtë datë të shenjtë që na bashkon dhe na kujton sakrificat e të parëve tanë për liri dhe pavarësi.
Kjo ditë historike është simbol i krenarisë sonë kombëtare, i unitetit dhe identitetit tonë. Ajo na frymëzon të ecim përpara me përkushtim e vendosmëri për zhvillimin e komunitetit tonë dhe të vendit.
Në kuadër të kësaj feste, Komuna e Vitisë ka përgatitur një program të veçantë aktivitetesh:
• Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Viti – ora 10:00
• Koncert festiv për 28 Nëntor nga AKV “Kemajl Azizi” dhe Kori i Qytetit, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” – ora 11:00
• Zbulimi i shkronjave të UÇK-së në fshatin Radivojc – ora 17:00
Ju ftoj që së bashku të marrim pjesë dhe ta festojmë me dinjitet këtë ditë të madhe kombëtare.
Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar!
Zoti e bekoftë kombin shqiptar dhe shqiptarët kudo që ndodhen.
Sinqerisht,
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë




