Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

October 28, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona
  • Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
  • Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës
  • Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
  • Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!
  • Moti sot në Kosovë
  • Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite
  • Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni raporton para Kuvendit për punën e tij në këtë 6-mujor
Lajme Lokale

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni raporton para Kuvendit për punën e tij në këtë 6-mujor

adminBy adminSeptember 28, 2023Updated:September 28, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në mbledhjen e sotme, nën drejtim e kryesuesit Kushtrim Kadriu, është njoftuar për punën e kësaj qeverisje komunale në periudhën janar-qershor 2023, të cilën e ka prezantuar kryetari Alban Hyseni, duke folur për arritjet nëpër sektorë veç e veç.
Në administratë janë ofruar mbi 75 mijë shërbime, në shëndetësi janë kryer shumë punë e shërbime, ndërsa këtë fundjavë përurohet ambulanca e re në lagjen Arbëria, e treta me radhë në qeverisjen tonë, me aparaturë moderne, te arsimi po vazhdon puna intensive në investime në infrastrukturë e ndriçim efiçient në shkolla, sidomos me investime në çerdhe e kopshte, ndërkohë që kemi aplikuar edhe për disa çerdhe të reja.
Te Buxheti janë tejkaluar të hyrat vetanake për 6-mujorin e parë dhe deri më sot i kemi mbi 600 mijë euro të hyra shtesë, te Urbanizimi ka progres po ashtu sa i përket trajtimit të kërkesave, derisa Inspekcioni ka vendosur rend e rregull dhe tani nuk ka pothuajse aspak ndërtime pa leje, sidomos te ndërtimi i lartë, në Bujqësi është rritur dukshëm buxheti dhe bashkë me të edhe mundësitë për përkrahje të fermerëve.
Te Shërbimet Publike, kemi kontrata në vlerë mbi 3 milionë euro që janë në ekzekutim e sipër dhe deri javën tjetër presim të nënshkruajmë projektin e rrugës së Malishevës dhe rrugës ‘Hamdi Kurteshi’ në vlerë 2.4 milionë euro.
Te Zhvillimi Ekonomik, një pjesë e buxhetit shkon te kodi për bashkëfinancim, si mundësi që të dyfishojmë buxhetin, qoftë për investime kapitale, qoftë për subvencionim të aktiviteteve ndryshme. Këtu i kemi dikur te 18 projekte publike dhe sociale, duke përfshirë edhe subvencionime, edhe projekte në infrastrukturë.
Sot do të nënshkruajmë edhe kontratën për punësimin e personave me aftësi të kufizuar me biz nëse që kanë pranuar këtë ofertë. Sa i përket kult-qendrës, në vlerë një milion euro, tani jemi në fazën e vlerësimit të ofertave.
Performancë jashtëzakonisht të mirë ka treguar edhe Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, në Gjeodezi e Kadastër, ku performanca është ngritur dukshëm, me gjithë mungesën e stafit, te Mbrojtja e Shpëtimi sa iu përket masave preventive dhe sektorë të tjerë, ka thënë ndër të tjera kryetari Hyseni.
Kuvendi ka shqyrtuar edhe raportin financiar janar-qershor 2023, të cilin e ka prezantuar Ilmi Limoni, ushtrues detyre i drejtorit të Buxhetit.
Njëherësh, Kuvendi ka miratuar edhe planin komunal për ri-integrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në komunën e Gjilanit 2022-2025, i cili përbëhet prej 10 objektivave sikur edhe kërkesën e Drejtorisë së Arsimit për ndarjen e bursave për studentë të kësaj komune në vlerë prej 100 euro.
Për shkak të pikave të shumta të rendit të ditës, Kuvendi ka vendosur që këtë seancë të vazhdojë edhe nesër.
Ndërkaq, në pyetjet e këshilltarëve komunalë Bujar Nevzati, Afërdita Balaj, Ramiz Ramadani, Avdyl Aliu, Gresa Avdiu, Ismajl Kurteshi, Muhadin Haziri, Riad Elezi, Ekrem Kryeziu, Besnik Shala, Krenare Latifi Kçiku, Sami Ahmeti e Blerim Haziri janë përgjigjur drejtorët Albana Demiri (DA), Mentor Mihovci (DSHP), Bajram Isufi (DBP), Doruntina Hasani (DKA), Enver Shabani (DZHE) si dhe nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku.
Sa i përket stadiumit të qytetit, nënkryetarja Morina Bunjaku ka thënë se qytetarët në vazhdimësi janë të njoftuar për arritjet tona, ndërkaq në lidhje me stadiumin e qytetit, ajo nënvizoi se nënshkrimin e marrëveshja e bashkëpunimit në vlerë 15 milionë euro me ministrin e Sportit, Hajrullah Çeku, si një nga projektet më të mëdha të kësaj komune dhe pas sfidave të shumta që na janë shfaqur tash e dy vite në këtë projekt.
Tani, bashkë me nivelin qendror do të angazhohemi për zhvillimin e projektit të stadiumit të kategorisë së katërt në Gjilan, ka thënë ajo.
Përndryshe, seanca e sotme ka filluar me nderimin për dëshmorin më të ri të atdheut, policin Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës, në fshatin Banjskë të Leposaviqit.
Republika jonë u përballë me një sulm terrorist të imponuar nga Serbia, në veri të Kosovës, ku fatkeqësisht ra në krye të detyrës një oficer policie, ka thënë kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

By adminOctober 28, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit,…

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

October 28, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

October 28, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.