“Gjatë këtij viti, kemi investuar në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe kemi organizuar trajnime të reja për mësimdhënësit, për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe të mësimnxënies”, ka thene kryetari Hyseni.
Sipas tij, po ashtu, eshte shtuar fokusi në arsimin dual, i cili u ofron të rinjve mundësi për t’u përgatitur për tregun e punës në mënyrë praktike dhe profesionale.
Kreu i komunes se Gjilanit ka theksuar se arsimi mbetet shtylla kryesore për formimin e brezave të rinj dhe përgatitjen e tyre për sfidat e së ardhmes./GJILANI INFO/


