Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
  • Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës
  • Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan
  • Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor
  • Drejtoresha Kadriu, premton mbështetje për qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave
  • Kryetari Rahimaj : Në asfaltim 15 rrugë lokale, së shpejti nisin edhe 6 të tjera
  • Policia publikon statistikat ditore: 15 aksidente me të lënduar dhe mbi 2400 tiketa trafiku
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kryetari Hyseni ka prezantuar para qytetarëve raportin 1-vjeçar, merr pjesë edhe kryeministri Kurti
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni ka prezantuar para qytetarëve raportin 1-vjeçar, merr pjesë edhe kryeministri Kurti

adminBy adminDecember 12, 2022Updated:December 12, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar para qytetarëve raportin 1-vjeçar të punës, i bazuar në tri shtylla, ndryshim, ndershmëri e profesionalizëm, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryetari Hyseni, pasi falënderoi kryeministrin Kurti për prezencën, ka thënë se për vetëm një vit qeverisje, i kanë kthyer komunën qytetarëve e janë angazhuar me përulësi, modesti e përkushtim.
“Modeli jonë i qeverisjes, Kryeministri Kurti, nderoi Gjilanin dhe punën tonë me prezencën e tij në Gjilan. Po ashtu, me qindra qytetarë ishin prezent në raportimin tonë për punën 1 vjeçare. Nga 26 milionë euro obligime, për vetëm 11 muaj, kemi paguar mbi 7 milionë. Planifikimet e të hyrave i kemi tejkaluar për qindra mijëra euro, ndërsa investimet janë milionëshe. Me dhjetëra projekte e kosto milionëshe, po e përmbyllim vitin pa asnjë cent obligim”, ka thënë kryetari Hyseni.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Gjilani sot ka një kryetar që është model i qeverisjes.
“Gjilani sot ka një kryetar që është model i qeverisjes. Nga kryetari Hyseni në nivel lokal prisni qeverisje të mirë, shërbime më të mira komunale dhe projekte zhvillimore për të gjithë. Nga ne në nivel qendror prisni politika të mira, menaxhim të mirë të parasë publike, luftim të krimit e korrupsionit, reforma shumë sektoriale, zhvillim ekonomik, përfaqësim të dinjitetshëm e drejtësi gjithandej”, tha kryeministri Kurti.
Ndërkohë, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se gjatë kësaj kohe janë përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve dhe rend e rregull brenda institucioneve.
“Përfshirje në vendimmarrje e planifikim. Transparent e llogaridhënës”, ka theksuar ai, duke shtuar se Gjilani, nga mungesa e vëmendjes institucionale qendrore, po kthehet në kryeqendër për investime.
“Buxheti i Komunës sonë për 2023 do të jetë rreth 33 milionë, pra 12% më shumë se në 2022, ndërsa investimet kapitale nga buxheti shtetëror kapin shifrën e afro 47 milionë eurosh. 2023 do të jetë viti i dytë i qeverisjes dhe i pari me planifikim nga ne. Ndryshime të mëdha na presin. Projekte edhe më të mëdha në horizont. Mirënjohës për besimin tuaj”, është shprehur kryetari Hyseni./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

By adminMarch 10, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka festuar sot 13-vjetorin e themelimit të tij…

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026

Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor

March 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.