Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim Arben Shehun – zyrtarë i OSBE-së për trashëgimi kulturore, si dhe Violeta Halimi Mehmeti nga misioni i OSBE-së në Viti.
Me këtë rast z. Shehu i ka dhuruar kryetarit Haliti, një raport nga punëtoria zhvillimore me temë “Ringjallja e trashëgimisë së Letnicës”. Ky projekt është realizuar në Letnicë, si fshat i përzier etnikisht por me një trashëgimi unike kulturore, me qëllim të respektimit të ndërsjelltë të komuniteteve jo vetëm në Letnicë, por në të gjithë Kosovën./GJILANI INFO/