Sot janë ndarë dhurata për për fëmijët në Gjilan dhe me këtë rast, kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se pikërisht fëmijët janë ata që i japin hijeshi festave të fundvitit.
Fëmijët të gëzuar kanë pranuar këto dhurata festive, kurse kjo ngjarje u shënua me iniciatoivën e Komunës së Gjilanit bashkë me artistin Koki Surle, i cili me bashkatdhetarët tanë kontribuan në grumbullimin e fondeve.
“Iu urojmë të gjithë fëmijëve dhe familjeve të tyre festa të gëzuara, plot shëndet, dashuri dhe gëzim”, ka thënë kryetari Hyseni./Gjilani INFO/










