“Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, deputetë të Kuvendit dhe përfaqësues të institucioneve, vizituam familjet e heronjve tanë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha”, ka bërë me dije, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.
Ai tha se 11 janari i 1984-s mbetet dëshmi e madhe e angazhimit dhe e sakrificës së popullit për çlirim dhe pavarësi të Kosovës.
“Veprimtaria e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës është flakadan i lirisë dhe i angazhimit gjithëpopullor. Lavdi dhe nderim për familjet Mala dhe Berisha”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban Hyseni./Gjilani INFO/









