Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

March 25, 2023

Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së

March 25, 2023

Granit Xhaka ia qet flakën Serbisë në Novi Sad, rezultat i pabesueshëm

March 25, 2023
Facebook Twitter Instagram
Të fundit
  • Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim
  • Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së
  • Granit Xhaka ia qet flakën Serbisë në Novi Sad, rezultat i pabesueshëm
  • Kosova e nis me barazim rrugëtimin drejt “Euro 2024”
  • Arrestohet personi i kërkuar për ngacmim në Prizren
  • Sonte flemë një orë më pak – akrepat e orës lëvizin nga 02:00 në 03:00
  • KPF në Viti ka mbajtur mbledhjen e radhës
  • Kapiten të karrierës, dy oficerë të FSK kryejnë kursin në Gjermani
Facebook Twitter Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kryeministri Kurti dhe kryetari Hyseni simbolikisht kanë hapur edicionin e 32-të të “Flakës së Janarit”, ndezin flakadanët
Lajme Lokale

Kryeministri Kurti dhe kryetari Hyseni simbolikisht kanë hapur edicionin e 32-të të “Flakës së Janarit”, ndezin flakadanët

adminBy adminJanuary 12, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Me ndezjen e flakadanëve në Teatrin e Qytetit në Gjilan dhe te Varrezat e Dëshmorëve, zyrtarisht ka filluar edicioni i 32-të i Manifestimit Mbarëkombtër “Flaka e Janarit 2023”, në Gjilan.
Në ceremoninë e hapjes së këtij Manifestimit, nga më të veçantit për nga struktura në mbarë hapësirën shqiptare, i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ndezi simbolikisht flakadanin, së bashku me kryetarin Hyseni, për të ndriçuar qytetin e Gjilanit me simbolikën e flakës, si sinonim i sakrificës së dëshmorëve të të gjithë brezave deri në ditët tona.
Kryeminstri Kurti, paraprakisht, në shenjë nderimi e respekti për ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre për lirinë e Kosovës, jetët e tyre, ka vizituar disa familje të dëshmorëve në Gjilan.
Në hapje të ceremonisë zyrtare në platonë e ish-Galerisë së Qytetit në Gjilan, paraprakisht, Kori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, me intonimin e Himnit të Flamurit dhe prezantimin e disa pikave artistike, ka paralajmëruar e zyrtarizuar hapjen e edicionit të 32-këtij manifestimi.
Në fjalën e tij kreu i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, në cilësinë e nikoqirit, nën patronatin e të cilit mbahet manifestimi, e ka cilësuar tejet të rëndësishme këtë ngjarje për qytetin e Gjilanit dhe mbarë Anamoravën, në nderim e kujtim të dëshmorëve përmes veprave artistike.
“Është nderë dhe kënaqësi për shkak se përmes Manifestimit “Flaka e Janarit”, Gjilani jo vetëm që shënon kulmin e mbledhjes së artistëve dhe artdashësve nga të gjitha viset e trojet shqiptare, por edhe përkujton të rënët për liri dhe ata që kanë sakrifikuar dhe jetët e tyre për ditët që ne i gëzojmë sot”, tha kryetari Hyseni.
Kryetari Hyseni më tej ritheksoi rëndësinë e patjetërsueshme që ky edicion i “Flakës së Janarit”, të na gjejë me organizim të mirë por edhe me një program të pasur e me risi të shumëta.
“Tani në prezencë edhe të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, i cili me prezencën e tij nderon Gjilanin, por edhe të rënët për liri – do të bëjmë ndezjen e flakadanit që shënon pra edhe fillimin e “Flakës së Janarit 2023”, e që do të zgjasë dhe karakterizohet me aktivitete të ndryshme deri më 31 janar, shtoi Kryetari Hyseni.
Më pas, në mënyrë simbolike, në shoqëri të zyrtarëve institucionalë nga niveli qëndror e ai lokal, kryeministri Kurti bashkë më nikoqirin e këtij Manifestimi, kryetarin e komunës së Gjilanit Alban Hyseni, kanë bërë ndezjen e flakadanëve, të cilët do të qëndrojnë 20 ditë me radhë, për të ndriçuar si feniksi veprën sublimeve të heronjve, por edhe si simbolikë nderimi e dedikimi për jetën dhe veprat madhore të dëshmorëve të kombit.
Manifestimi “Flaka e Janarit 2023”, ndryshe nga herët tjera, këtë edicion mëton të sjellë vepra të reja nga krijimtaria artistike kombëtare të realizuara gjithandej hapësirës shqiptare, ndërsa strukturalisht është ideuar në kuadër të kornizave tradicionale, duke i qëndruar besnike strukturës së saj në shtylla përkatëse, arte pamore, muzikore, skenike e letrare, por me ca modifikime që mëtohet të begatojnë e plotësojnë akoma më shumë mozaikun e prurjeve artistike nga artistë e krijues shqiptarë./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

March 25, 2023

Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së

March 25, 2023

KPF në Viti ka mbajtur mbledhjen e radhës

March 23, 2023

Leave A Reply Cancel Reply

Mos humbni
Lajme Lokale

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

By adminMarch 25, 2023

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtoreshën e Arsimit Arta…

Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së

March 25, 2023

Granit Xhaka ia qet flakën Serbisë në Novi Sad, rezultat i pabesueshëm

March 25, 2023

Kosova e nis me barazim rrugëtimin drejt “Euro 2024”

March 25, 2023
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook Twitter
Më të popullarizuarat

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

March 25, 2023

Kryetari i KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët dhe administratën e KBI-së

March 25, 2023

Granit Xhaka ia qet flakën Serbisë në Novi Sad, rezultat i pabesueshëm

March 25, 2023
Partnere:
© 2023 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.