Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
  • Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës
  • Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan
  • Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor
  • Drejtoresha Kadriu, premton mbështetje për qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave
  • Kryetari Rahimaj : Në asfaltim 15 rrugë lokale, së shpejti nisin edhe 6 të tjera
  • Policia publikon statistikat ditore: 15 aksidente me të lënduar dhe mbi 2400 tiketa trafiku
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»KPF rekomandon për Kuvend raportin financiar tremujor
Lajme Lokale

KPF rekomandon për Kuvend raportin financiar tremujor

adminBy adminApril 16, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), i Komunës së Gjilanit, nën kryesimin e Kushtrim Kadriut, ka shqyrtuar dhe ka rekomanduar për Kuvend, raportin financiar janar-mars 2024, të cilin e ka prezantuar në pika të shkurtra, Ilmi Limoni nga Drejtoria e Buxhetit, i cili ka thënë se trendët e kësaj periudhe, sa i përket të hyrave dhe shpenzimeve, janë pak a shumë të njëjta me tremujorët e parë të viteve të kaluara.

Ndërkaq, propozimi për lejimin e rritjes së buxhetit nga tejkalimi i të hyrave vetanake të planifikuara të vitit 2023, nuk mori votat e mjaftueshme për t`u proceduar tutje, pasi opozita e cila përmban shumicën në KPF, pati vërejtje se po bllokohen disa projekte, të cilat janë përfshirë në buxhet si propozime të saj në Kuvend.

Për Kuvend u rekomanduan edhe propozimi për rishqyrtimin e vendimit sa i përket përbërjes së Komitetit për Politikë dhe Financa, sipas kërkesës së MAPL, plani lokal i veprimit për cilësi të Ajrit, pastaj emërimi i Komisionit për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve, emërimi i Komisionit për përcaktimin e listës së lokacioneve dhe hapësirave  publike për vendosjen e përmendoreve, shtatoreve, busteve dhe simboleve, emërimi i Këshillit komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori i komunës së Gjilanit, tërësia etnike shqiptare dhe më gjerë.

Njëherësh, KPF rekomandoi për Kuvend edhe Informatën rreth manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” 2024, Informatën rreth mbjelljeve pranverore, propozimin për diskutim rreth ngritjes së kujdesit institucional për grupet e margjinalizuara si dhe propozimin për diskutim rreth organizimit të trafikut publik brenda qytetit të Gjilanit.

Po ashtu u përkrahen edhe dy propozime të opozitës për t`u rekomanduar për Kuvend edhe raporti i komisionit për themelimin e këshillave lokalë, përkatësisht kërkesa për të ofruar një raport sa i përket fillimit të punimeve në rrugën “Hamdi Kurteshi”.

Raportet e  punës të ndërmarrjeve lokale “Stacioni i Autobusëve”, “Tregu” dhe  “Ecohigjiena” u hoqën nga rendi i ditës, me arsyetim se, siç tha kryesuesi Kushtrim Kadriu, nuk janë dërguar paraprakisht materialit për këtë pikë. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

By adminMarch 10, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka festuar sot 13-vjetorin e themelimit të tij…

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026

Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor

March 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.