Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi është mbajtur sot mbledhja e katërt e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Në fillim të kësaj mbledhje kryesuesi Azizi i njoftoi të pranishmit rreth vlerësimit të fundit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në Kuvendin Komunal të Vitisë, të cilët kryesisht kishin kaluar edhe në këtë komitet.
Më pas anëtarët e KPF-së parashtruan pyetje dhe kërkesa të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë e të cilëve kryesisht ju është përgjigjur zv. kryetari i komunës, Hasan Aliu. Në këtë mbledhje është diskutuar në veçanti për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2024. Lidhur me këtë pikë, drejtoresha, për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti, Milihate Ajeti , prezantoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2024. Sipas këtij dokumenti, shkalla e inkasimit të hyrave vetanake nga planifikimi vjetor është 19.85% ose mbi 204 mijë euro. Ndërkaq për këtë periudhë nga mjetet e alokuara në të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike janë shpenzuar gjithsej mbi 5 milion e 581 mijë euro apo 88.71%. Për këtë periudhë të shpenzimeve, anëtarët e këtij komiteti kërkuan sqarime lidhur me disa shpenzime por edhe me inkasimin e mjeteve për këtë periudhë raportuese.
Propozim vendimi të nismës së kryetarit të komunës së Vitisë me komunat e Gjilanit në fushën e dhënies në shfrytëzim të lokacionit (Stacionit të autobusëve të Vitisë), me qellim të shfrytëzimit nga N.P.L “Stacioni i Autobusëve Gjilan” sh.a. për realizimin e projektit me interes të përbashkët. b) Propozim vendimin për autorizimin e kryetarit të komunës së Vitisë për te filluar sh.a. për realizimin e projektit me interes te përbashkët./GJILANI INFO/