Të shtunën e kësaj jave janë regjistruar 58 aksidente trafiku në raportin ditor të Policisë së Kosovës, 2 prej tyre me fatalitet, 24 me lëndime dhe 32 rastet tjera me dëme materiale.
Të njejtën ditë janë shqiptuar 2 mijë e 68 tiketa gjobitëse për kundërvajtësit në trafik të cilët kanë kanë shkelur mbi ligjin dhe rregullat në trafikun rrugor.
Ndërkaq, janë arrestuar 19 persona dhe 18 të tjerë janë dërguar në mbajtje, njoftojnë autoritetet zyrtare policore të vendit tone./Gjilani INFO/


