Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Hyseni: “Dheu i Bardhë” me pamje komplet të re

November 13, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 3 aktakuza ndaj 3 personave

November 13, 2025

Ndihmohen familjet në nevojë nga Karabinierët Italian dhe Kryqi i Kuq-Dega në Gjilan

November 13, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Hyseni: “Dheu i Bardhë” me pamje komplet të re
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 3 aktakuza ndaj 3 personave
  • Ndihmohen familjet në nevojë nga Karabinierët Italian dhe Kryqi i Kuq-Dega në Gjilan
  • Bashkatdhetari nga Zvicra ka sjellur rroba për zjarrfikësit e Gjilanit
  • Brenda 24 orësh 52 aksidente në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet
  • Zhduken dy femra në Kamenicë
  • Është gjetur pa shenja jete një qytetar në Novobërdë
  • Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»“Konsumatorët s’respektohen fare në Kosovë”
Lajme Qendrore

“Konsumatorët s’respektohen fare në Kosovë”

adminBy adminMarch 27, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ndonëse konsumatorët janë të mbrojtur ligjërisht edhe në Kosovë, shkeljet e të drejtave të tyre janë mjaft të shpeshta.

Nga shoqata “Konsumatori” thonë se konsumatorët janë njëherësh taksapagues dhe gjenerues kryesor të buxhetit të shtetit, por nuk përmenden asnjëherë nga institucionet.

Ekonomia Online ka pyetur disa qytetarë se sa jamë të kënaqur si konsumatorë dhe a kanë vërejtur parregullsi nëpër markete.

“Po ka shkelje. Në rend të parë që nuk janë çmimet në rregull. Çmimet i rrit secili market sipas interesave të veta. Sidomos çmimet për produktet bazike duhet me qenë të rregulluara me ligj, pra asnjëri të mos guxojë me i ngrit çmimet sipas dëshirë. Por gjithashtu duhet të ketë një kontroll të madh, jo vetëm tek çmimet por edhe te cilësia”, thotë qytetarja Nedime Belegu.

Enver Ukaj konsideron se konsumatori nuk respektohet gjithaq në Kosovë.

“Nuk ka kurrfarë inspektimi, kështu që nuk respektohen”, u shpreh Ukaj.

Ndërsa një tjetër qytetar që nuk deshi të tregojë emrin, tha se nuk ka pasur rast që është dëmtuar nga tregtarët.

“Sipas mendimit tim respektohen mjaftueshëm. Mua personalisht nuk më ka ndodhur ndonjë herë mospërputhje të çmimeve me artikullin që unë e kam marrë”, u shpreh ai.

E në lidhje me këtë, Ekonomia Online ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.

Ai u shpreh se konsumatori nuk respektohet fare në Kosovë, me ç’rast thotë se fjalën “konsumator” nuk e përmendin fare as krerët e institucioneve.

“Nëse e kemi parasysh faktin e nivelit të kënaqshmërisë të qytetarit konsumator, të familjes konsumatore, me perfomancën qeveritare, parlamentare, presidenciale, ministrore e tjera, atëherë më duhet t’ju përgjigjem me pyetje: A keni dëgjuar ndonjëherë, ose nga presidenca, nga parlamenti, nga Qeveria, nga ndonjë ministri që është përmendur emri ‘konsumator’? Mjaftojnë këto tri parametra që ta keni përgjigjen se sa respektohet konsumatori, sa respektohen të drejtat e qytetarit konsumator, familjes konsumatore, njëherësh taksapagues dhe gjenerues kryesor të buxhetit, nga financohet buxheti”.

“Shteti financohet nga ne. Ne si sovran e kemi themeluar dhe e financojmë shtetin, por ata që duhet të na njohin nuk na njohin”, u shpreh Kaçaniku.

Ai thotë se shkaku i moszbatueshmërisë së ligjeve, shpesh tregtarët abuzojnë me konsumatorët.

“Gjithmonë kur i jepet shansi, mundësia, dikujt për të abuzuar, natyrisht dhe natyrshëm e shfrytëzon atë shans. Pe ndodh kjo? Për arsye se zbatueshmëria e ligjeve është akoma në 40 për qind. Ndodh edhe për arsye se ne nuk kemi treg vendor, treg të brendshëm. Nocioni treg tek në nënkuptohet si nocioni gjeografik i tregut, domethënë kemi territor dhe natyrisht ai territor është edhe treg. Për ta identifikuar një territor si treg, nevojiten edhe shumë faktorë të tjerë, shumë kupola të tjera që e bëjnë tregun treg dhe një prej tyre si komponentë kryesore, pas komponentës gjeografike është komponenta ligjore”, u shpreh ai. /EO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive

November 11, 2025

Moti sot me vranësira dhe intervale kohore me diell

November 5, 2025

Moti sot me diell dhe i ngrohtë

November 2, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Hyseni: “Dheu i Bardhë” me pamje komplet të re

By adminNovember 13, 2025

Tani më lagjja “Dheu i Bardhë”, ka marr një pamje krejt tjetër, pas përfundimit të…

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 3 aktakuza ndaj 3 personave

November 13, 2025

Ndihmohen familjet në nevojë nga Karabinierët Italian dhe Kryqi i Kuq-Dega në Gjilan

November 13, 2025

Bashkatdhetari nga Zvicra ka sjellur rroba për zjarrfikësit e Gjilanit

November 13, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Hyseni: “Dheu i Bardhë” me pamje komplet të re

November 13, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 3 aktakuza ndaj 3 personave

November 13, 2025

Ndihmohen familjet në nevojë nga Karabinierët Italian dhe Kryqi i Kuq-Dega në Gjilan

November 13, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.