Komuna e Kamenicës vazhdon edhe këtë vit me lehtësimin e qasjes në shërbimet administrative për bashkatdhetarët tanë.
Drejtoria e Administratës ka vënë në funksion dy linja të gjelbra, me qëllim që bashkatdhetarët të kryejnë sa më shpejt dhe më lehtë shërbimet administrative gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje.
Po ashtu, pranë objektit të Komunës janë rezervuar dy vende parkimi, të cilat do të jenë në dispozicion të bashkatdhetarëve për t’ua lehtësuar qasjen dhe kryerjen e shërbimeve./Gjilani INFO/



