Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
  • Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
  • Më dhuro një lule…
  • Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
  • Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
  • Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
  • Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Komuna e Gjilanit nderon jetën dhe veprën e prof. dr. Shqiponja Isufit​
Lajme Lokale

Komuna e Gjilanit nderon jetën dhe veprën e prof. dr. Shqiponja Isufit​

adminBy adminOctober 5, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në Gjilan është mbajtur të mërkurën mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së prof. dr. Shqiponja Isufit, e cila ndërroi jetë ditë më parë në Zvicër, ngjarje kjo e organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në të cilën pos familjes, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore dhe qytetarë të shumtë.

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, teksa ka folur në superlativ për veprën e Shqiponjës, ka thënë se humbja në këtë rast i tejkalon përmasat e familjes.

“Shqiponja, me angazhimin dhe përkushtimin e saj, ishte edhe ambasadore e Komunës dhe e vendit tonë, duke e promovuar në mënyrën më të mirë të mundshme modelin e qytetares së Republikës së Kosovës në shtetin e Zvicrës”, ka thënë kryetari Hyseni, duke shtuar se do ta kujtojnë përgjithmonë për gjurmët që la në kujtesën tonë kolektive si doktoresha e parë e shkencave në diasporën e gjerë shqiptare, edhe pse në moshë shumë të re.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka folur zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i cili tha se lajmi për ndarjen tragjike të Shiponjës na ka tronditur të gjithëve.

“Shqiponja për kaq jetë në karrierën e saj të shkëlqyeshme akademike e profesionale, na bëri nder jo vetëm neve, familjes, farefisit e Gjilanit, por gjithë kombit në nivelet më të larta të shtetit zviceran dhe jo vetëm”, ka thënë zëvendësministri Syla.

Në emër të studentëve të të ndjerës ka folur Sedat Adili, i cili tha se Shqiponja ishte sinonim i guximit, e sjellshme, e edukuar, luftarake dhe e dashur për të gjithë.

“Shqiponja ishte modeli më i mirë i një gruaje për familjen dhe shoqërinë”, tha ai.

Në emër të familjes Isufi ka folur babai i të ndjerës, veprimtari i çështjes kombëtare, Qamil Isufi, i cili ka falënderuar të gjithë për nderimet e fundit ndaj më të dashurës së tyre.

“Me tërë qenien time, unë jam përkujdesur që fëmijët e mi të edukohen e të lënë gjurmë të mira. Unë jam krenar që Shqiponja ka dhënë maksimumin nga një fëmijë që ka ardhur në moshë jo edhe të vogël në Zvicër, ka tejkaluar të gjithë kufijtë. Ne si prindër, do ta kemi këtë plagë në shpirt gjithë jetën”, ka thënë veprimtari i çështjes kombëtare, Qamil Isufi.

Pas mbledhjes komemorative, kryetari Hyseni me bashkëpunëtorët kanë bërë homazhe pranë arkivolit të Shqiponja Isufit. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria

September 16, 2026

Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve

September 16, 2026
Mos humbni
Kronikë

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

By adminSeptember 21, 2026

Për shkelje të ligjit dhe rregullave në trafik rrugor janë ndëshkuar me gjoba 1 mijë…

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.