Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » KKSB diksuton për sigurinë në shkolla
Lajme Lokale

KKSB diksuton për sigurinë në shkolla

adminBy adminFebruary 28, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Këshilli Komuna për Siguri në Bashkësi (KKSB), në mbledhjen e sotme, e ka vlerësuar shumë të mirë gjendjen e sigurisë në komunën e Gjilanit.

Komandanti i Policisë, majori Agim Lipovica, ka thënë se periudha mes dy takimeve të KKSB, përfshirë edhe festat e fund vitit, ka kaluar pa ndonjë incident të theksuar.

‘Qëllimi ynë është që qytetari të jetë i kënaqur me sigurinë’, ka thënë Lipovica.

KKSB ka diskutuar edhe për sigurinë në shkolla si dhe parandalimin e sjelljeve devijante dhe dhunën në shkolla, sidomos në ato të mesme.

Leonora Bunjaku Morina, nënkryetare e Komunës, tha se javën e kaluar Komiteti i Arsimit ka organizuar një tryezë sa i përket problemit të identifikimit dhe luftimit të dukurive negative në shkolla.

Konkluzion i këtij takimi ishte se çështja e parë që duhet të bëhet, është vetëdijesimi i nxënësve, përmes ligjëratave, për rrezikun që u kanoset atyre nga kjo dukuri, përkatësisht thellimi i bashkëpunimit në relacionin mësues-nxënës-prind sikurse edhe shtimi i masave të sigurisë nga ana e institucioneve të arsimit, policisë dhe institucioneve tjera relevante.

‘Kjo nënkupton se matja e suksesit do të bëhet përmes statistikave nga shkollat, për të arritur qëllimin e synuar në këtë drejtim dhe besoj se bashkërisht do t`i parandalojmë këto dukuri negative, sepse një shoqëri e shëndoshë nuk mund të paramendohet pa një rini të shëndoshë’, ka thënë Morina Bunjaku.

Sipas saj, një segment tjetër ku duhet të punohet, si masë preventive për parandalimin e dukurive negative, është angazhimi i të rinjve në letërsi, kulturë e sport si dhe nëpër aktiviteteve jashtë kurrikulare, përmes organizatave jo qeveritare.

Duke u ndërlidhur me diskutimet e anëtarëve të KKSB, rreth këtyre problemeve, nënkryetarja Morina Bunjaku tha se është shqetësuese që nxënësit e shkollave të mesme, rreth 60 për qind e tyre, si pasojë e gjendjes jo të mirë ekonomike, detyrohen të punojnë dhe në të njëjtën kohë mungojnë në shkolla. Në të njëjtën kohë, ata rrezikojnë të përballen edhe me dukuri negative.

Sa i përket sigurisë në shkolla, ku sipas komandantit të Policisë, Agim Lipovica, ka rënie të rasteve në krahasim me vitin e kaluar, nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku ka thënë se kujdesi prindëror ndaj fëmijëve duhet të jetë më i madh, krahas bashkëpunimit në relacionin kujdestar klase, nxënës-prind, sikurse i ka ftuar prindërit që fëmijët e tyre t`i orientojnë më shumë nga shkollat profesionale, si mundësi më e madhe për punësim e mirëqenie. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Opinione

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

By adminAugust 29, 2026

Shkruan: Isuf B.Bajrami Lufta moderne nuk fillon domosdoshmërisht me tanke, raketa apo shpallje lufte.…

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.