Shoqata Humanitare Bamirëse “Berqeti” dega në Gjilan e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës ndihmoi familjet në nevojë të KK Gjilanit me 8 mij kg mish të kurbanit. Familjet që përfituan nga kjo ndarje janë : familjet me jetim, Shoqata e veteranëve të luftës dhe familjet e dëshmorëve, shoqata e “Hendikos”, Shoqata e të ” verbërve” , familjet e kominitetit romë si dhe familjet me gjendje të vështirë sociale në Komunën e Gjilanit.
Sipas kordinatorit Iljaz Mustafa mishi i ndarë për këto familje është nga oraganizimi i therrjes së kurbanëve në Bashkësinë Islame të Kosovës. Lusim Zotin e madhërishëm që donatorët ti shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme./GJILANI INFO/



