Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Bereqeti”, dega në Gjilan, kanë dhuruar një donacion për Drejtorinë e Shëndetësisë, respektivisht për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan.
“Shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona të sinqerta për këtë kontribut të çmuar, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan. /GJILANI INFO/