Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
  • Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kamenica pjesë e panelit të diskutimit në Samitin Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor
Lajme Lokale

Kamenica pjesë e panelit të diskutimit në Samitin Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor

adminBy adminDecember 18, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Komuna e Kamenicës ishte e përfaqësuar në Samitin Rajonal për Luftimin e Diskriminimit Racor dhe Avancimin e Përfshirjes së Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve, i cili u mbajt më 16–17 dhjetor 2025, në Hotel Sirius, Prishtinë.

Në kuadër të këtij samiti, Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (NJKDNJ), Nazmije Demolli Kastrati, mori pjesë në cilësinë e panelistes në panelin me temë: “Buxhetimi i përgjegjshëm ndaj komuniteteve Rome, Ashkalinj dhe Egjiptiane dhe menaxhimi i financave publike.”

Gjatë këtij paneli, Znj. Demolli Kastrati prezantoi praktikat e mira të Komunës së Kamenicës në fushën e buxhetimit gjithëpërfshirës, duke theksuar qasjet konkrete që synojnë adresimin e nevojave të komuniteteve Rome, Ashkalinj dhe Egjiptiane përmes planifikimit transparent dhe të ndjeshëm të buxhetit publik. Këto praktika u vlerësuan si shembuj pozitivë që mund të shërbejnë si model për komunat e tjera, në funksion të avancimit të barazisë, përfshirjes sociale dhe parandalimit të diskriminimit.

Samiti mblodhi përfaqësues institucional, organizata të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë nga rajoni, duke trajtuar diskriminimin strukturor dhe antigjipsizmin, si dhe duke reflektuar mbi zbatimin e Kornizës Strategjike të Bashkimit Evropian për Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët 2020–2030.

Në këtë ngjarje ishte e pranishme edhe Zyrtarja për Barazi Gjinore e Komunës së Kamenicës, Kosovare Maroca Berisha, e cila e përcolli nga afër punën dhe diskutimet e samitit.

Pjesëmarrja e Komunës së Kamenicës në këtë samit konfirmon angazhimin institucional për qeverisje të mirë, buxhetim të përgjegjshëm dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut, duke kontribuar në ndërtimin e politikave publike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Ngjarja u organizua nga Zyra për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me Terre des hommes në Kosovë, Zërin e Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve dhe Fondacionin HEKS, në kuadër të projektit “Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). /Gjilani INFO/ 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Opinione

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

By adminOctober 16, 2026

Shkruan: Isuf Bajrami Ka momente në histori kur e kaluara nuk mbetet më në…

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026

Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Po kthehem

October 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.