Kryetari Kadri Rahimaj ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e qendrës së menaxhimit të mbeturinave organike – prodhimin e kompostit.
Kryetari Rahimaj ka thënë se Kamenica është e para në regjion që nënshkruan një kontratë të tillë në vlerë prej 706,435 euro.
“Kjo qendër është mbështetur nga Qeveria Sllovene dhe menaxhuar nga Qendra për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Slloveni, Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe asistuar nga Fondacioni Jeshil.
Ky projekt ka për qëllim të mbështes ekonominë qarkore në sektorin e menaxhimit të mbeturinave dhe mbrojten e mjedisit nga ndotja. Në kuadër të këtij projekti parashihet themelimi i skemës së kompostimit për Komunën e Kamenicës, përfshirë ndërtimin e impiantit, funksionalizimin e sistemit të mbledhjes, blerjen e pajisjeve industriale moderne, krijimin e vendeve të reja të punës.
Projekti është mbështetje për zbatim të politikave për menaxhim të integruar të mbeturinave, prodhimin e komposit cilësor për gjelbërimin e qytetit, dhe reduktimin e kostove të rreth 100 përfitues nga skema si biznese në gastronomi, prodhues hortikulturor, shkolla e kopshte.
Komposti do të mund të përdoret më pas si zëvendësim i plehut kimik nga fermerët apo kopshtet familjare. Vetitë e tij janë shumë më të larta se të plehut kimik që përveç tjera ka edhe veti të dëmshme për bimën dhe frytin që konsumohet nga njerëzit.
Së bashku, po përmirësojmë menaxhimin e integruar të mbetjeve në Kamenicë, po rrisim kapacitetin lokal dhe ndërtojmë një të ardhme më të gjelbër”, ka thënë Kryetari Rahimaj./GJILANI INFO/










