Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se nën organizimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, maturantët kamenicas kanë testuar njohuritë e tyre rreth vendeve europiane, ku më të mirët kanë dalë përfitues të Eurotrip-it.
“Maturantët kanë filluar vizitën e tyre në Itali, nën pëcjelljen e profesorëve, duke shfrytëzuar këtë vizitë si mundësi për të mësuar edhe më shumë për vendet që vizitojnë”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ai gjithashtu është shprehur i lumtur që si komunën kanë mundësuar këtë, duke premtuar që nuk do të jetë e fundit./GJILANI INFO/