Si pasojë e një zjarri në Sllatinë të Poshtme të Vitisë janë djegur rreth 7 hektarë të mbjella me grurë, bëri me dije sot Policia.
Lidhur me rastin janë bërë hetimet dhe është identifikuar dhe arrestuar personi dyshuari.
Njoftohet se i njejti fillimisht kishte ndezur disa mbeturina, por që pastaj zjarri kishte kapluar edhe arën e mbjellur me grur.
Sipas personi që është ankuar thuhet se vlera e dëmit sillet rreth 5 mijë euro.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/


