Në zonën jashtë varrezave të qytetit dhe hyrjet kryesore të këtij lokacioni, kanë intervenuar ekipet e Departamentit të Hapësirave Publike të NPL “Tregu” Sh.A në Gjilan, pasi janë njoftuar nga qytetarët se aty po hidheshin mbeturina.
Drejtuesit e kësaj Ndërmarrje kanë thënë se ky aktivitet është pjesë e angazhimit të tyre të përditshëm për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe respektimin e vendeve me rëndësi të veçantë për komunitetin.
Ndërkaq, janë ftuar qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pastërtisë, gjë kjo e cila mund të bëhet duke mos hedhur mbeturina në vende të papërshtatshme dhe duke shafqur bashkërisht kujdes ndaj mjedisit, thuhet në njoftimin e NPL “ Tregu”, Gjilan./Gjilani INFO/







