Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit
Hyseni: Takim me arkitektë, inxhinierë e gjeodetë të qytetit
Pata kënaqësinë të takohem me arkitektët, inxhinierët dhe gjeodetët e qytetit tonë, profesionistë të përkushtuar që me punën, vizionin dhe kreativitetin e tyre po e ndërtojnë pamjen e bukur të Gjilanit.
Në Ditën e Arkitektëve, që shënohet të hënën e parë të muajit tetor, shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin e tyre në zhvillimin urban, infrastrukturor dhe estetik të Gjilanit.
Bashkë po ndërtojmë një Gjilan të ri, me plan, me standarde dhe me respekt për natyrën e historinë e tij.









