Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Haziri: ‘Presionet’ ndaj opozitës nuk t’i mbulojnë dështimet monumentale
Lajme Lokale

Haziri: ‘Presionet’ ndaj opozitës nuk t’i mbulojnë dështimet monumentale

adminBy adminDecember 11, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 70
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri  ka kritikuar kryetarin e Komunës Alban Hysenit pas një konference në të cilën i bëri thirrje opozitës për të votuar bartjen e mjeteve dhe buxhetin për 202.

Sipas Hazirit, ” Për Hysenin e VV-së: ‘Presionet’ kundër opozitës nuk t’i mbulojnë dështimet monumentale dhe skandalet në punësime.

“Për të satën herë me radhë, në stilin e shefave të tij, zëvendësministrave të cilët në formë ‘bedelësh’ ia udhëheqin nga distanca prej 47 kilometrash Komunën e Gjilanit, Hyseni i VV-së paska tentuar në mënyrë të mjerë ta keqinterpretojë realitetin sa i përket buxhetit për vitin 2025 dhe bartjen e mjeteve prej 2.5 milionë euro”, ka thënë kreu i LDK-së në Gjilan.

Haziri ka thënë se kjo krekosje e ky ‘presion’ ndaj opozitës është vetëm tentim i mjerë  i Hysenit për t’i mbuluar dështimet monumentale për shkak të mosrealizimit të asnjë projekti kapital dhe skandalet e punësimit të kunatave, balldëskave e baxhanakëve”.

“Vetëm pasi i realizove këto punësime skandaloze të familjes tënde, të ra ndërmend që duhet të merresh me buxhetin”, ka thënë Haziri tutje.

Nuk të falet sepse Komunën e ke shndërruar në një shitore të thyer, duke i sjell Gjilanit depresion të thellë politik e ekonomik. Ajo që pamë sot, një ditë pas protestës së shoqatave të personave me aftësi të kufizuar në Gjilan, qenka përkthyer në një konferencë të përbashkët me një ‘presion’ për opozitën.  Kësaj i thonë: Lavdi marrëzisë”, ka thënë Lutfi Haziri, i pari i LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror i këtij  subjekti politik.

Sipas tij, në vend që Hyseni të bëjë përpjekje për aprovimim e buxhetit dhe krijimin e një agjende të përbashkët me opozitën për Gjilanin, tani i ka përkthyer protestuesit dhe të pakënaqurit në instrument për të bërë presion mbi opozitën në Gjilan.

Edhe dhjetë ditë mbyllet arka e shtetit dhe nuk mundet as të ndahen e as të shpenzohen ato mjete.

“Ne besojmë shumë, që shumë më mirë është që ekzekutivi i Gjilanit t’i ngrohë sallat e bibliotekës së qytetit, t’i ngrohë klasat e shkollës së muzikës dhe shumë shkollave të tjera, të cilat janë pa dru e pa ngrohje, e sot Gjilani, gjatë gjithë ditës edhe pa ujë e pa rrymë”, ka thënë tutje Haziri.

Sipas tij, në këtë kaos të krijuar sot në qytet, Hyseni i VV-së zgjedh mënyrë për të instrumentalizuar këto shoqata, që sot do të duhej të kishin komod në Fshatin e Lumtur, si projekt i bërë për to dhe disa kategori tjera të dashura të shoqërisë.

“Ai po merret me një buxhet që është me 2.5 milionë euro suficit këtë vit, dhe me shumë projekte të parealizuara. Tani bën presion për buxhetin e vitit 2025, kur dihet se vitin 2025 e kemi vit zgjedhor në shkurt dhe tetor. Komuna e Gjilanit tanimë ka rrëshqitur në gropë të zezë, si pasojë e mosadministrimit dhe krijimit të këtij kaosi.  Ju lutemi, mos i përdorni shoqatat politikisht, sepse meritojnë trajtim të duhur dhe jo instrumentalizim të tillë”, ka thënë  kryetari i LDK-së, dega në Gjilan. /GJILANI INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

By adminOctober 23, 2026

Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga alternimi i periudhave me diell dhe…

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.