Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Gjilan, ka njoftuar për aktivitetet e saja zgjedhore në disa lokalitete, ku janë prezantuar edhe kandidatët për deputetë për garën e 7 Qershorit.
Lutfi Haziri njëri nga kandidatët, në postimin e tij, ka theksuar se LDK mbetet partia e vetme që është shpresë për Republikën tonë.
“Bashkohu me ne edhe më 7 qershor, sikur sonte. Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së. I falënderoj nga zemra banorët e lagjes Arbëri, Zabel, Xhamia e Vogël, Iliria, Velekincë e Lagjes së Vishnjeve, për mbështetjen e përhershme ndaj meje dhe LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj”, thuhet në postimin e Hazirit.


