Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’’.
Pos kësaj është bërë edhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se një (1) person ka kryer veprën penale ‘’Asgjësim, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’
Ndërkaq e njejta Prokurori ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjet (13) personave për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat e ngritura për vepra të ndryshme penale, janë si në vijim:
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’ Dhuna në familje’’
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Vjedhja ’’
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Kanosja ’’
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’/Gjilani INFO/


