Drejtori i Arsimit, Jeton Rexhepi, priti në takim rreshteren e policisë së për komunitete, Sadete Sadiku, si dhe policin e komunitetit.
“Në këtë takim u diskutua për çështjet e sigurisë brenda kampusit të shkollave të mesme të larta, si dhe për sigurinë e përgjithshme në shkollat publike”, tha Jeton Rexhepi.
Drejtori i Arsimit, shtoi se se gjatë bisedës u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet DKA-së dhe policisë së për garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor.
“Po ashtu, u diskutua për planifikimin e hapave konkretë të koordinimit të mëtejmë, me qëllim parandalimin e incidenteve dhe rritjen e nivelit të sigurisë në institucionet arsimore”, tha drejtori Rexhepi.
Sipas tij DKA-ja dhe policia do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë për të siguruar zhvillimin e sigurt dhe të qetë të procesit edukativo-arsimor në Gjilan./Gjilani INFO/




