Njësia e Hetimeve Rajonale, përkatësisht Ekipi i Krimeve Kibernetike në Gjilan, me autorizim të
Prokurorit të Shtetit, me datën 08.12.2025 ka iniciuar veprime fillestare hetimore lidhur me një rast të
dyshimit të veprës penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave
bankare apo kreditit”.
Gjatë zhvillimit të procedurave hetimore janë siguruar prova të besueshme se dy të dyshuar të mitur për
një periudhe kohore, dyshohet se përmes mashtrimit kanë keqpërdorur të dhëna bankare të disa
qytetarëve me qëllim përfitimi material të kundërligjshëm.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit sot me datën 11.12.2025, janë kryer kontrolle në dy lokacione të
ndara, ku gjatë kontrollit janë siguruar prova përmes të cilave është forcuar baza e dyshimit se të dy të
dyshuarit kanë kryer veprat penale ‘’Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i
kartelave bankare apo kreditit”, ‘’Mashtrimi”, dhe ‘’Shpërdorimi i pasurisë”.
Të dy të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me vendim të
Prokurorit të Shtetit të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 24 orë./Gjilani INFO/


