Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, ka thënë se në këtë ditë të shënuar, kujtojmë e nderojmë ata që dhanë gjithçka për lirinë e këtij vendi.
“Përulemi përballë heroizmit dhe sakrificës të atyre që luftuan dhe dhanë jetën për një të ardhme më të mirë për popullin e Kosovës. Gëzuar Pavarësinë Kosovë”, ka thënë Gagica i AAK-së. /GJILANI INFO/






