Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka thënë se Lladova e Gjilanit gjithmonë ishte e rreshtuar krah veprimtarëve e atdhetarëve shqiptar, që me dekada ishin në shërbim të atdheut.
“Sot, në 25-vjetorin e rënies, bëmë homazhe e morëm pjesë në Akademinë Përkujtimore në kujtim e nderim të të rënëve të Lladovës për lirinë e Kosovës.
Lavdi heronjve e dëshmorëve të kombit!
Mirënjohës përjetë gjithë atyre që dhanë kontribut në secilën rrethanë historike”, ka thënë gagica i AAK-së./GJILANI INFO/