Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

March 2, 2026

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026

Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së

March 2, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën
  • Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së
  • Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së
  • Kadriu, premton shërbime shëndetësore sa më cilësore për qytetarët
  • Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
  • Kuvendi i Komunës së Gjilanit do të mbajë seancë solemne për “Epopenë e UÇK-së”
  • Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
  • Padia për pasivizimin e adresave në Gjykatën Evropiane, hap drejt kërkimit të drejtësisë për qytetarët
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»FShK në UKZ organizoi prezantimin e kompanisë amerikane Agilyti rreth mundësive të reja për studentët në teknologji dhe bashkëpunim ndërkombëtar
Lajme Lokale

FShK në UKZ organizoi prezantimin e kompanisë amerikane Agilyti rreth mundësive të reja për studentët në teknologji dhe bashkëpunim ndërkombëtar

adminBy adminDecember 9, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka organizuar sot një prezantim me rëndësi për studentët dhe komunitetin akademik, duke mirëpritur përfaqësuesit e kompanisë amerikane Agilyti, Andre Chapman, një firmë e njohur konsulence dhe teknologjie që vepron në fushat e Inteligjencës Artificiale, të Dhënave, Cloud-it dhe Inxhinierisë së Softuerit.

Fillimisht, Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, priti në takim përfaqësuesit e kompanisë amerikane Agilyti Andre Chapman, ku theksoi rëndësinë e lidhjes së universiteteve me kompanitë inovative ndërkombëtare. Ai tha se ky prezantim tregon qartë se si universiteti dhe industria mund të bashkëpunojnë për të ofruar përvoja praktike të vlefshme për studentët dhe ata të kenë mundësi të ndjekin karrierë e tyre në nivel ndërkombëtar.

Kurse organizimi u hap nga Dekanja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Prof. Asoc. Dr. Aferdita Ibrahimi, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rolin që partneritete të tilla kanë në ofrimin e mundësive reale për studentët.

Dekanja Porf. Asoc. Dr. Afërdita Ibrahimi tha se Fakulteti i Shkencave Kompjuterike është i përkushtuar të krijojë ura bashkëpunimi me kompani të njohura ndërkombëtare. Angazhime si ky prezantim me Agilyti u mundësojnë studentëve tanë të njihen me praktikat më të avancuara të industrisë dhe të përgatiten për tregun global të punës.

Më pas, prezantimin kryesor e mbajti Andre Chapman, CEO i Agilyti, i cili paraqiti vizionin dhe aktivitetet strategjike të kompanisë, duke përfshirë edhe rolin e rëndësishëm që ekipet inxhinierike në Kosovë luajnë në zhvillimin e produkteve dhe projekteve globale të Agilyti. Ai theksoi se Kosova ka një potencial të jashtëzakonshëm në fushën e teknologjisë dhe se bashkëpunimi me UKZ përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të këtij partneriteti.

z. Andre tha synimi i kompanisë Agilyti është të krijojmë një urë të qëndrueshme midis industrisë dhe universiteteve, që studentët të kenë mundësi reale për të kontribuar në projekte ndërkombëtare. Ai gjithashtu prezantoi Feature Challenge 3-mujor, një program praktik vullnetar i orientuar nga industria, i cili u ofron studentëve mundësi të punojnë në detyra reale inxhinierike, të mentorohen nga profesionistë të Agilyti dhe të vlerësohen për praktika profesionale apo mundësi potenciale punësimi brenda kompanisë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i CTO 55 Studio Creative Agency L.L.C, Can Mehmet nga Gjilani, vuri theksin në rëndësinë e zhvillimit të aftësive praktike dhe mendimit kritik. “Në botën e sotme të teknologjisë, studentët duhet të jenë të aftë të mendojnë si inxhinierë të vërtetë, të analizojnë probleme reale dhe të ndërtojnë zgjidhje të zbatueshme”, tha z. Mehmet. Ai inkurajoi studentët që të kenë interes për mundësinë e ofruar nga Agilyti.

Ky aktivitet u mirëprit nga studentët, të cilët patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të kuptojnë më thellë rolin e teknologjive bashkëkohore në tregun global të punës./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

March 2, 2026

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026

Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së

March 2, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

By adminMarch 2, 2026

Në një takim të mbajtur sot me drejtorët komunalë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban…

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026

Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së

March 2, 2026

Kadriu, premton shërbime shëndetësore sa më cilësore për qytetarët

March 2, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Alban Hyseni prezanton drejtorin e ri të Arsimit në Gjilan – Jeton Rexhepi merr zyrtarisht detyrën

March 2, 2026

Drejtori i Administratës, priti përfaqësuesit e OSBE-së

March 2, 2026

Ligjërata e 5-të në Viti: “Pse Perëndimi shpëtoi Kosovën”, në nder të 250-vjetorit të Shtetësisë së SHBA-së

March 2, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.