Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Janë ngritur 12 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale

October 29, 2025

Ligjëratë ndërgjegjësuese për parandalimin e dukurive negative në shkolla

October 29, 2025

Kryetari Hyseni: Shëndetësia dhe mirëqenia sociale, janë prioriteti kryesor

October 29, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Janë ngritur 12 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale
  • Ligjëratë ndërgjegjësuese për parandalimin e dukurive negative në shkolla
  • Kryetari Hyseni: Shëndetësia dhe mirëqenia sociale, janë prioriteti kryesor
  • Pajisen me kamera të sigurisë dhe sistem të evidentimit të vijeshmërisë të gjitha shkollat e Kamenicës
  • Parashikimi i motit për ditën e sotme: Me diell, por mëngjesi mjaft i ftohtë
  • Kryetari Rahimaj mban takim me drejtorët komunal dhe menaxherët e kontratave
  • Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”
  • Autoambulancë në nderim të Drejtoreshës Greta Kryeziu
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Fqinji im i varfër që vari veten në një lis
Opinione

Fqinji im i varfër që vari veten në një lis

adminBy adminSeptember 7, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ahmet Ҫollaku

Në fshatin Rrajcë te Përrenjasit, Fatos Ҫollaku, 48 vjeç, vari veten nga varfëria. Ky është çuni i Musa Ҫollakut, që ka dhjetë vite që ka vdekur, nip i Merko Ҫollakut që në vitet pesëdhjetë u arratis në Jugosllavi. Rrajcarët ia dinë shtigjet Krastës si venat e gjakut në trupin e tyre. Merkos nuk dihet si i shkoi puna, sepse asnjëherë nuk u bë më i gjallë. Po le të vazhdojmë me Fatosin, këtë të “kohës së demokracisë” që po e ndërtojmë kaq bukur me ndihmën e supervizorëve të huaj.

Lajmi në media thotë se Fatosin e gjeti të vdekur në pyllin e Krastës, një bari nga fshati, në anën e majtë kur shkon për në Qafëthanë. Kishte varur veten në një lis. Jetonte me të motrën, me një ndihmë sociale vetëm 30 mijë lekë të vjetra në muaj. Sa një gjysmë puro e zakonshme për të zgjedhurit e Gjirit të Lalzit. Kaq kushton jeta në Rrajcë, por jo të gjithë duan të dinë nëse ka Shqipëri edhe përtej Gjirit të Lalëzit.

Unë kam lindur në Rrajcë pranë shtëpisë të Fatosit. Edhe shtëpia ime e lindjes është afër atyre gurëve të mëdhenj që rëndojnë me shekuj. Në ta mbijnë lule, trëndelinë, lule qyqeje, lule shqerra, manushaqe, çaj mali, rigon. Këtë vend, ku ndihet era e plehut të bagëtive, e fermentimit te kumbullave, e manave, e rrushit nëpër fuçi, nuk do ta ndërroja me asnjë vend tjetër në botë, as me Majamin, Uashingtonin, apo Parisin.

Në të dy krahët e Krastës gjen akoma istikame të luftërave të të huajve, gjen bomba, fishekë, armë. Tani në Rrajcë po ndodh diçka e tmerrshme: atë që serbët nuk e bënë dot me armë, po e bëjnë qeveritarët tanë 30-vjeçarë.

Shtëpia e Fatosit është në krye të një rripe, që aty kufiri nuk mban më shumë se tridhjetë minuta. Ka disa rrugë që të çojnë në kufi, deri tek Krasta. Rruga më e shkurtër është t’u ngjitesh më këmbë atyre parcelave të vogla mbi shtëpinë e Fatosit, pastaj të arrish në Spile. Spileja është parcelë e familjes time, e bukur që zgjatet në veri deri te Guri i Trëndelinës. Nga fundi i Spilesë ishte një burim, pranë të cilit ne kishim stanin e bagëtive … Që nga ai vend shikon Rajcën dhe fshatrat përreth. Kufiri mban vetëm dhjetë minuta.

Por, Fatosi as njëherë nuk kishte menduar të largohej nga parcela e tij ku ia kishte caktuar fatin Zoti: ai mund të largohej natën ose ditën, me pasaporte apo pa pasaportë, si demokrat, apo si socialist, si komunist apo si amerikan … Këtë arrati e bëri shumë vite më pare Merkua, një “herkul” që nuk donte t’ia dinte për asnjë.

Në vitet ’90 të shekullit kaluar, në fillim të demokracisë, Krasta u bë Teatri i Shekspirit, aty u vranë me dhjetëra fshatarë dhe të huaj, aty kaluan pa doganë tufa të tëra lopësh dhe bagëtish, viça me hormone, viça me koqe dhe pa koqe. Ato ditë armët kërcisnin pa pushim.

Sfondi rreth shtëpisë së Fatosit është me shumë gurë dhe pemë, dikur aty rriteshin gjithë pemët e parajsës, arrat, rrushi, kumbullat, mollët, dardhat, qershitë, lulet … I kujtoj të gjithë këto dhe bie në mendime, kujtoj gjyshin e Fatosit, rritur në atë shtëpi si postbllok në krye të asaj rripe, ku edhe unë jam rrëzuar qindra herë …

Shkoja shpesh në shtëpinë e tyre. Vërtetë ata nuk ishin të pasur, por kurrë nuk mund të mendoje se do të vinte një ditë dhe nipi i Markos në kohën demokratike do të varte veten në trupin e një lisi. Më tronditi kjo ngjarje e dhimbshme se më kujton fshatin, bashkëfshatarët e mi dhe pa dyshim fëmijërinë time.

Fatosin e çoi në vetëvrasje gjendja ekonomike, sistemi ynë shoqëror dhe social, kjo varfëri ekstreme, ky boshllëk motivesh dhe shembujsh të denjë. Ishin motër dhe vëlla, Fatosi punonte në fshat, po hera herës kërcente për punë nga Vlora. Ndihma nga pushteti vendor ishte e papërfillshme, me aksione, në prag zgjedhjesh dhe festash. Ndihma që merrnin ishte një kafe alla qeveritare. Njerëzit e afërm ishin larguar. Ujin, dritat, ua ndërprisnin se nuk paguanin faturat. Aty ua lëshonin, por po aty ua ndërprisnin, luanin me varfërinë.

Ne na mbron NATO, po Fatosin ajo s’kish si ta ndihmonte! Qeveritarët dhe disa vendas i merrnin nëpër këmbë këta të varfër, i përçmojnë, i përbuzin, po votat ua duan.

Ah Rrajcë, vendlindja ime, parajsa ime në këtë dhe në atë botë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bulevardi i qytetit dhe impakti ekonomik!

September 3, 2025

Cila është marrëdhënja midis shtetit dhe demokracisë?

August 27, 2025

Zjarret nga pabesia dhe tradhëtia

August 22, 2025
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Janë ngritur 12 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale

By adminOctober 29, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej…

Ligjëratë ndërgjegjësuese për parandalimin e dukurive negative në shkolla

October 29, 2025

Kryetari Hyseni: Shëndetësia dhe mirëqenia sociale, janë prioriteti kryesor

October 29, 2025

Pajisen me kamera të sigurisë dhe sistem të evidentimit të vijeshmërisë të gjitha shkollat e Kamenicës

October 29, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Janë ngritur 12 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale

October 29, 2025

Ligjëratë ndërgjegjësuese për parandalimin e dukurive negative në shkolla

October 29, 2025

Kryetari Hyseni: Shëndetësia dhe mirëqenia sociale, janë prioriteti kryesor

October 29, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.