Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kuvendarët e Gjilanit e nisin mbarë vitin, pozitë e opozitë i bashkojnë votat në disa vendime

January 26, 2023

Kryetari Haliti diskutoj rreth mundësisë të implementimit të një projekti të ri në Viti

January 26, 2023

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum me MZHR: Qendër e re gjigante kulturore për Gjilanin, qytetin e kulturës!

January 26, 2023
Facebook Twitter Instagram
Të fundit
  • Kuvendarët e Gjilanit e nisin mbarë vitin, pozitë e opozitë i bashkojnë votat në disa vendime
  • Kryetari Haliti diskutoj rreth mundësisë të implementimit të një projekti të ri në Viti
  • Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum me MZHR: Qendër e re gjigante kulturore për Gjilanin, qytetin e kulturës!
  • Kryetari Haliti diskutoj me Këshillin e Drejtorëve për pasqyrat financiare janar-dhjetor 2023, ku Vitia ka shkallën e ekzekutimit të buxhetit 98.52%
  • “Toka e shpirtrave të trazuar”, shfaqje ku gërshetohen teksti poetik, imazhet, skenografia, mizanskena dhe koreografia
  • Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me OJQ “Advancing Together” për renovimin e parkut afër stadiumit ndihmës
  • Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut kërkon pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
  • Kryetari Haliti pjesë e tryezës së rrumbullakët “ Migrimi, ambienti dhe ndryshimet klimatike”
Facebook Twitter Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»‘Flaka e Janarit’ ka vazhduar sonte me akademinë kushtuar heronjve
Lajme Lokale

‘Flaka e Janarit’ ka vazhduar sonte me akademinë kushtuar heronjve

adminBy adminJanuary 17, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
“Flaka e Janarit 2023”, manifestim shumë kulturor që tash e 32 vite tradicionalisht mbahet në Gjilan, këtë të martë ka vazhduar me Akademinë e Flakës, e cila u dedikohet heronjve të rënë në janarin e acartë, por edhe në janarin e lirisë.
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, në hapje të Akademisë së “Flakës së Janarit 2023”, ka theksuar se Janari është muaji kur Gjilani i drejtohet kombit tonë, është kryeqendër kulturore e shqiptarëve, muaji i janarit është muaj i acartë e i ngrohtë, ky muaj në Gjilan mbledh mijëra artdashës nga të gjitha trevat shqiptare.
Gjilani – qytet i kulturës e i artit, po e vazhdon traditën që me vlera artistike të nderojë dëshmorët e kombit, vlera më e madhe që e kemi si shoqëri.
Këtë vit sërish po shënojmë përvjetorët e rënies së Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, përvjetorët e rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, ka thënë kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, i cili ka kërkuar që vlerat e tyre të larta të barten tek brezat e ardhshëm, ngase koha e rrezikshme për të kontribuar për vendin tashmë ka kaluar, andaj çdo gjeneratë e re që vjen duhet të ndjek shembullin e dëshmorëve në përkushtimin e tyre për kulturë, dituri e edukatë, ndërsa sakrifica e tyre për vendin duhet të jetë shembull i angazhimit tonë dhe e punës sonë për të ecur drejt të ardhmes.
“Në kohë lirie kërkohet vetëm punë e përkushtim, ndërsa në kohë lufte kërkesa mund të jetë shumë më e shtrenjtë e kjo mund të jetë edhe jeta e njeriut”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, i cili ka shtuar se dokumentari kushtuar dëshmorit Xhevat Qerimi është forma më e mirë për të dëshmuar se si ruhet kujtimi për dëshmorët deri në përjetësi dhe që sigurojnë se e kaluara mbetet në kujtesën tonë, ndërsa është garanci që pushtimet e okupatorët as nuk përsëriten e as nuk kthehen.
“Ne nuk mund të jemi dëshmorë të luftës, ngase këtë obligim e kanë kryer para nesh të tjerët, por ne mund të bëhemi heronj të paqes, të zhvillimit e të mirëqenies”, ka thënë Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Hydajet Hyeseni, njëri nga nismëtarët e Flakës së Janarit, në këtë akademi ka thënë se nismëtarët e “Flakës së Janarit” janë pikërisht ata që po i përkujtojmë dhe se “Flaka…”, ka kuptim të plotë duke kujtuar ngjarjet historike në vazhdimësi, që nga acari i ftohtë i janarit pas Luftës së Dytë Botërore, demonstratat e vitit 1968 e 1981, të cilat tundën dhe nisën rrënimin e ish-Jugosllavisë e deri te lufta çlirimtare e fitimtare.
“Vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, po i bashkonin këto dy gjenerata, po internacionalizonin çështjen e pazgjidhur shqiptare, andaj porosia e bashkimit të tyre duhet të na shërbejë edhe sot dhe se përvjetorët e tyre duhet të na gjejnë edhe më të bashkuar”, ka thënë Hydajet Hyseni, veprimtar i çështjes kombëtare.
Në këtë akademi, Kori i Universitetit “Kadri Zeka” ka interpretuar këngë korale, të kompozuara nga dr. Drita Kryeziu, njëherësh edhe dirigjente, kurse më pas është dhënë një kronologji e “Flakës së Janarit” që nga themelimi i saj edhe atë nga këndvështrimi i revistës letrare “Agmia”, nga ku janë përzgjedh pjesë nga secili i vit i “Flakës..” e që janë interpretuar nga moderatorja Alisë Bekteshi.
Është dhënë edhe një dokumentar kushtuar heroit Xhevat Qerimi, ku është përmbledhur tërë veprimtaria e heroit, kontributi i të cilit në arritjen e lirisë është i pamohueshëm./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kuvendarët e Gjilanit e nisin mbarë vitin, pozitë e opozitë i bashkojnë votat në disa vendime

January 26, 2023

Kryetari Haliti diskutoj rreth mundësisë të implementimit të një projekti të ri në Viti

January 26, 2023

Kryetari Haliti diskutoj me Këshillin e Drejtorëve për pasqyrat financiare janar-dhjetor 2023, ku Vitia ka shkallën e ekzekutimit të buxhetit 98.52%

January 26, 2023

Leave A Reply Cancel Reply

Mos humbni
Lajme Lokale

Kuvendarët e Gjilanit e nisin mbarë vitin, pozitë e opozitë i bashkojnë votat në disa vendime

By adminJanuary 26, 2023

Kuvendarët e Gjilanit kanë mbajtur sot mbledhjen e parë për këtë vit, ku pozita…

Kryetari Haliti diskutoj rreth mundësisë të implementimit të një projekti të ri në Viti

January 26, 2023

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum me MZHR: Qendër e re gjigante kulturore për Gjilanin, qytetin e kulturës!

January 26, 2023

Kryetari Haliti diskutoj me Këshillin e Drejtorëve për pasqyrat financiare janar-dhjetor 2023, ku Vitia ka shkallën e ekzekutimit të buxhetit 98.52%

January 26, 2023
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook Twitter
Më të popullarizuarat

Kuvendarët e Gjilanit e nisin mbarë vitin, pozitë e opozitë i bashkojnë votat në disa vendime

January 26, 2023

Kryetari Haliti diskutoj rreth mundësisë të implementimit të një projekti të ri në Viti

January 26, 2023

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum me MZHR: Qendër e re gjigante kulturore për Gjilanin, qytetin e kulturës!

January 26, 2023
Partnere:
© 2023 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.