Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Filmi që po i zemëron të gjithë
Kulturë

Filmi që po i zemëron të gjithë

adminBy adminSeptember 2, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Mund të duket anakronike të flasim për “fenomenin e botimeve” në një epokë në të cilën shiten gjithnjë e më pak libra, por “It ends with us”, roman i autores teksane Colleen Hoover, e meriton patjetër këtë emër. Libri, i botuar në vitin 2016 dhe i rilansuar më pas në 2021 nga përdoruesit e BookTok (një klub librash TikTok plot komente nga fansat), ka shitur pothuajse 7 milionë kopje në mbarë botën që nga debutimi i tij, sipas të dhënave të publikuara nga Vox, një rast unik në panoramën letrare.

NË AMERIKË ËSHTË KAMPION ARKËTIMESH

Nisur nga ndikimi i romanit në publik, është e lehtë të kuptosh se si u prit filmi i bazuar në librin e Hoover-it, nga fansat më të përkushtuar: ajo që luan protagonisten Lily Bloom – me një fëmijëri të vështirë pas krahëve, ajo mbërrin në Boston për të hapur një dyqan lulesh dhe për të filluar përsëri nga zero – është amerikanja Blake Lively, e njohur për publikun e gjerë për serialin Gossip Girl dhe sot ndër aktoret më të pëlqyera në Hollywood së bashku me bashkëshortin e saj aktor Ryan Reynolds.

Çifti janë edhe producentë të filmit. Filmi, i paraprirë nga një promovim gjigant ndërkombëtar, ka si regjisor Justin Baldoni (që më së shumti e kujtojmë për rolin e Rafaelit në serialin Jane the Virgin): përveç regjisë, Baldoni luan edhe Ryle Kinkaid në film, një neurokirurg në dukje perfekt me të cilin Lily bie në dashuri, dhe që më vonë do të rezultojë një burrë i dhunshëm, i paaftë për të menaxhuar zemërimin dhe për të frenuar xhelozinë, ashtu siç kish qenë babai i vajzës me nënën e saj.

“It ends with us”, nuk është aspak një komedi romantike, prandaj tregon një histori dramatike për dhunën në familje: Colleen Hoover tha se e shkroi për nder të nënës së saj, viktimë e një burri dhunues.

Filmi duhet t’i kishte përmbushur, të paktën pjesërisht, këto objektiva, duke vënë theksin në historinë dramatike të Lily-t, dëshirën e vajzës për të thyer rrethin vicioz të abuzimit në familje me ardhjen e të fëmijës së saj dhe në miqësinë e saj të veçantë me dashurinë e rinisë Atlas.

Nëse skenari pasqyron mjaftueshëm atmosferën e librit – autorja e miratoi atë dhe në arkat amerikane filmi mblodhi 100 milionë dollarë në javën e parë të shfaqjes – nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mënyrën se si u prezantua filmi nga aktorët kryesorë, për spektatorët, gjatë turneut promovues.

E AKUZOJNË SE BËN REKLAMË

Ajo që errësoi mesazhin emocionues të filmit (dhe ndoshta edhe vetë filmin) ishte mbi të gjitha mosmarrëveshja e supozuar mes Blake Lively dhe Justin Baldoni: të dy nuk e lanë kurrë veten të fotografoheshin së bashku në tapetin e kuq dhe intervistat i dhanë veçmas, duke nxitur thashethemet e një mosmarrëveshjeje që lindi në xhirime dhe nuk u zgjidh kurrë.

Sipas teorive më të besueshme, Lively dhe bashkëshorti i saj i kishin imponuar Baldonit vizionin e tyre në disa skena, duke diskredituar veprën e tij. Megjithatë, ka edhe nga ata që mendojnë se fajin e ka regjisori, fajtor se është sjellë keq gjatë xhirimeve dhe për rrjedhojë meriton shpinën që i kanë kthyer të gjithë aktorët e kastit pas daljes së filmit.

Vetë Blake Lively e përkeqësoi situatën, pasi dha intervista të gjykuara nga publiku si shumë joserioze, si për një komedi romantike dhe jo shumë e fokusuar në temën kryesore delikate të “It ends with us”. Jo vetëm kaq.

Lively, e cila kohët e fundit lançoi linjën e saj të parë të produkteve për kujdesin e flokëve, madje u akuzua nga përdoruesit e rrjeteve sociale se e përdori filmin për të reklamuar shampot e saj. Për më tepër, duke qenë se Ryan Reynolds sapo ka ardhur nga suksesi stratosferik i filmit “Deadpool & Wolverine” të Marvel, ajo gjithashtu është akuzuar se dëshiron të publikojë në mënyrë indirekte punën e burrit të saj duke e përfshirë atë me tepri në promovimin e filmit. Çfarë mbetet nga kuptimi i thellë i kësaj historie shumë të dashur, pra, në dritën e të gjitha këtyre polemikave? Verdiktin final e kanë spektatorët. / bota.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.