Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot fshatin Podgorcë të Vitisë, ku po zhvillohen punimet në zgjerimin e rrugës Podgorcë-Vërbovcë.
Ai tha se zgjerimi i kësaj rruge ka qenë e domosdoshme dhe kërkesë e banorëve.
Kryetari Haliti theksoi se me këtë projekt infrastrukturor rritet siguria e pjesëmarrësve në komunikacion.
Projekt u mirëprit edhe Naim Haziri, kryetar i fshatit, duke shtuar se për banorët zgjerimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë.
Ai falënderuar komunën për realizimin e këtij projekti./GJILANI INFO/







