Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit
Energjia e qytetarëve është fuqia jonë më e madhe
Sonte dy lagjet e mëdha të Gjilanit, “Rruga e Prishtinës” dhe “Kodra e Dëshmorëve I” na treguan edhe njëherë se energjia e qytetarëve është fuqia jonë më e madhe.
Bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, dhe kandidatët tanë për asamble, Kushtrim Zeqiri dhe Shpend Nuhiu, ndamë ide, dëgjuam shqetësime dhe ndamë vizionin tonë për katër vitet e ardhshme, që do të jenë katër vite të projekteve të mëdha.
Faleminderit secilit prej jush që jeni pjesë e këtij udhëtimi.
BASHKË për fitoren tonë, për Gjilanin!