Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Premtimi i Arbër Ismajlit për lagjen Dardania

September 30, 2025

Abdyl Kurteshi: Angazhimet e mija do të konsistojnë në lartësimin e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së

September 30, 2025

Takimet i vazhduam me qytetarët e Lagjes Baleci

September 30, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Premtimi i Arbër Ismajlit për lagjen Dardania
  • Abdyl Kurteshi: Angazhimet e mija do të konsistojnë në lartësimin e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së
  • Takimet i vazhduam me qytetarët e Lagjes Baleci
  • Na presin projekte të shumta në mandatin e ardhshëm
  • Evidentohen 58 aksidente, një me fatalitet dhe mbi dy mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
  • Livoçi i Epërm, na mirëpriti sonte me entuziazëm e besim që komuna jonë do të bëhet MaMirë
  • Fitorja e 12 tetorit do të jetë plebishitare, dhe bashkë do të hapim një kapitull për Gjilanin e ri
  • Lavdi jetës dhe veprës së Fadil Jakupit- Fatbardhit!
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Dy vëllezër, dy arkitektë, diplomuan për një ditë në Zvicër
Diasporë

Dy vëllezër, dy arkitektë, diplomuan për një ditë në Zvicër

adminBy adminJuly 30, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Dy vëllezër diplomojnë në të njëjtën ditë në Zvicër, me Prishtinën në qendër të projekteve të tyre

Dy vëllezër diplomojnë në të njëjtën ditë në Zvicër, me Prishtinën në qendër të projekteve të tyre

Platforma mediale Albinfo.ch me fokus Diasporën, sjell një tjetër storie suksesi.

Bëhet fjalë për Elion dhe Lindon Bytyqi, dy vëllezërit shqiptarë, kanë diplomuar për studime master në Arkitekturë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Lucern (HSLU).

Momenti u bë edhe më i veçantë për faktin se të dy diplomuan në të njëjtën ditë, në të njëjtën sallë, krah për krah, një përvojë unike dhe emocionuese për ta dhe gjithë komunitetin shqiptarë.

Lindon Bytyqi – Elion Bytyqi

Këtë vit, Kosova ka qenë në fokus të veçantë brenda programit akademik të këtij universiteti zviceran. Pesë studentë, përfshirë Elionin dhe Lindonin, punuan projektet e tyre të diplomës me temë arkitekturore të ndërlidhur me Prishtinën dhe hapësirat e saj publike.

“Pesë studentë, përfshirë mua dhe Elionin, patëm mundësinë të punonim temën e diplomës për Prishtinën,” ka treguar Lindoni, duke nënvizuar rëndësinë që për ta kishte kjo përzgjedhje, si profesionistë por edhe si shqiptarë.

Vlen të theksohet se si pjesë e procesit studimor, gjatë muajit mars u organizua një vizitë studimore në kryeqytetin e Kosovës, ku morën pjesë mbi 40 studentë ndërkombëtarë dhe profesorë nga Lucerni. Ata patën mundësinë të shohin nga afër ndërtesat dhe hapësirat që po i trajtonin në mënyrë akademike, një përvojë që e thelloi ndjeshëm kuptimin e projekteve të tyre.

Në projektin e tij, Elion Bytyqi u fokusua në një nga hapësirat më simbolike dhe të debatueshme të Prishtinës,  kampusin universitar dhe, në veçanti, Kishën Ortodokse të papërfunduar që gjendet brenda tij. Ai nuk e trajtoi këtë ndërtesë si një problem për t’u zgjidhur, por si një pikënisje për reflektim dhe ridizajnim të gjithë hapësirës së kampusit, duke përdorur historinë, konfliktet dhe shtresëzimet arkitekturore si materie për krijim.

“Elioni e pa Kishën dhe gjithë kampusin si një palimpsest, një hartë me shtresa të ndryshme kohore, ku e kaluara nuk fshihet, por përdoret për të ndërtuar të ardhmen,” thuhet ndër të tjera në përshkrimin e projektit të tij.

“Për më tepër, temat tona të diplomës kishin në fokus hapësirat publike në Prishtinë, kështu që për ne ky moment ka edhe një lidhje të veçantë me Kosovën dhe dëshirën për të kontribuar me dijen dhe përvojën tonë,” është shprehur Elioni.

Kjo arritje e dy vëllezërve nuk përfaqëson vetëm sukses personal, por është edhe një shembull i fuqishëm i lidhjes së diasporës, një bashkëbisedim mes Zvicrës dhe Kosovës përmes arkitekturës, dijes dhe vizionit për të ardhmen. /Albinfo.ch

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi kërkon nga Qeveria e Serbisë formimin e një fondi të veçantë për Luginën e Preshevës

August 23, 2025

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, me bashkëpunëtorë po qëndron në Zvicër

August 23, 2025

Komisionerja e BE-së, Marta Kos i shkruan letër Kamberit, flet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe çështjen e pasivizimit të adresave nga Serbia

July 30, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Premtimi i Arbër Ismajlit për lagjen Dardania

By adminSeptember 30, 2025

Premtimi i Arbër Ismajlit për lagjen Dardania Arbër Ismajli, kandidat nga Lidhja Demokratike e…

Abdyl Kurteshi: Angazhimet e mija do të konsistojnë në lartësimin e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së

September 30, 2025

Takimet i vazhduam me qytetarët e Lagjes Baleci

September 30, 2025

Na presin projekte të shumta në mandatin e ardhshëm

September 30, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Premtimi i Arbër Ismajlit për lagjen Dardania

September 30, 2025

Abdyl Kurteshi: Angazhimet e mija do të konsistojnë në lartësimin e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së

September 30, 2025

Takimet i vazhduam me qytetarët e Lagjes Baleci

September 30, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.