Inspektorët e Shërbimeve Publike nga Drejtoria e Inspekcionit, kërkojnë nga pronarët e subjekteve afariste dhe personave fizik, të cilët kanë vendosur objekte lëvizëse, kiosqe, boksa, lodra dhe të tjera në sheshin e qyteti që t’i heqin deri më 15 mars.
Inspektorët paraditen e së premtes (sot), i kanë vënë shirita dhe njoftime të gjitha këtyre gjësendeve të vendosura në hapësirat publike në shesh, duke i paralajmëruar edhe për pasojat në rast mos veprimi.
Pronarët e tyre janë informuar që t’i largojnë ato nga hapësirat publike më së largu deri me 15 mars në orë 24: 00.
Nga Drejtorati i Inspeksionit, njoftojnë se nëse nuk i heqin vetë pronarët, ato në të kundërtën pas kalimit të këtij afati, largimin do ta bëjë komuna me shpenzime të cilat do t’i vihen në barrë pronarëve të cilët i kanë vendosur ato./Gjilani INFO/







