Edhe sivjet Drejtorati për Bujqësi, do të vazhdojë angazhimin e saj për të siguruar realizimin e projekteve në të mirën e bujqve.
Drejtori Bajram Isufi, tha se njëri ndër prioritetet e veçanta do të jetë mbështetja e sektorëve më të rëndësishme të bujqësisë.
Më tej ai theksoi se do të përfshihet përmirësimi i kapaciteteve teknologjike dhe ofrimi i asistencës për fermerët, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit bujqësor dhe krijimin e mundësive më të mira për zhvillimin e tij.
“Drejtorati për Bujqësi, do të mbështet zhvillimin e sektorit bujqësor, përmirësimin e kushteve të punës dhe jetesës së fermerëve, si dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjen e konkurrueshmërisë së këtij sektori”, tha Isufi.
Drejtori për Bujqësi, tha se presin që të realizojnë një numër projektesh për mbështetjen e fermerëve dhe të sektorit të bujqësisë, me fokus në rritjen e kapaciteteve profesionale të fermerëve, zhvillimin e infrastrukturës bujqësore, subvencionimin e sektorëve me interes për bujqësinë, mekanizimin bujqësor, si dhe ofrimin e asistencës për fermerët e interesuar për aplikim në subvencione dhe grante të ndara nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Të gjitha këto aktivitete kanë qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së fermerëve dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Gjilanit./Gjilani INFO/


