Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

LDK-ja e Gjilanit kërkon nga qytetarët t’i mbështesin kandidatët nga Gjilani për të qenë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës

December 26, 2025

Festivali “Cover Fest” u mbajt në Viti, duke bashkuar fëmijët dhe të rriturit

December 26, 2025

Rektori i UP “Kadri Zeka” ka vizituar Komunën e Kamenicës

December 26, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • LDK-ja e Gjilanit kërkon nga qytetarët t’i mbështesin kandidatët nga Gjilani për të qenë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës
  • Festivali “Cover Fest” u mbajt në Viti, duke bashkuar fëmijët dhe të rriturit
  • Rektori i UP “Kadri Zeka” ka vizituar Komunën e Kamenicës
  • Luan Aliu: Mos lësho pe!
  • Kryetari Alban Hyseni: Fëmijet ua shtojnë hijeshinë festave të fundvitit
  • Haziri: LDK, mbetet partia e vetme që sot është shpresë për Republikën tonë!
  • Vetëvendosje: Mërgata fuqishëm është rreshtuar me ne
  • Brenda 24 orësh rreth 2 mijë e 500 tiketa gjobitëse për kundërvajtësit në trafikun rrugor
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Dhimbja dhe poezia
Kulturë

Dhimbja dhe poezia

adminBy adminDecember 22, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkelzen Halimi

Vëllimi poetik “Lum Lumi” i Ali Podrimjes me të drejtë konsiderohet si një nga veprat më të mira të letërsisë shqiptare, ndërkaq burimi i poezive të përfshira në këtë vëllim është te dhimbja e pafund e babait (Ali Podrimjes) dhe humbja e të birit të tij (Lumit).

Dhimbja, siç është dëshmuar, ka një aftësi biblike për ta tronditur njeriun shpirtërisht, dhimbje kjo që ndjehet deri në palcë. Dhe për të gjetur një strehë, përkatësisht një lloj shpëtimi, poeti mbështet te fjala, si një akt rezistenca për të mos u nënshtruar nga dhimbja. Dhe lind poezia, jo si rrëfim i vuajtjes, por si një mjet për t’i dhënë asaj kuptim.

Dhimbja e Ali Podrimjes është dhimbje e mbarë njerëzimit. Vargu i tij në veprën “Lum Lumi” nuk e shëron dhimbjen, por e bën që të jetë e përballueshme, duke marrë formë, por edhe zë që dëgjohet përbrenda secilit që e ndjen atë. Prandaj, dhimbja (poezia ushqehet edhe nga gëzimi e dashuria), megjithatë mbetet një burim i sinqertë i frymëzimit poetik.

Këtë dhimbje nuk e ndjen inteligjenca artificiale, e cila, fatkeqësisht gjithnjë e më shumë i bën bashkë “poetët” dhe “poetet” nëpër ahengje me meny të bollshme, duke manifestuar një injorancë e snobizëm të skajshëm, sepse në ahengjet e tyre mund të ketë gjithçka, por jo dhimbje e poezi. Kur ahengjet “poetike” bëhen pasqyrë e shëmtisë, duke abuzuar në emër të poezisë, atëherë del në sipërfaqe metafora e mjerimit.

Ali Podrimja, një nga figurat më të shquara të letërsisë shqiptare, thjeshtë na mësoi se si kapërcehet dhimbja përmes artit. Gjithsecili nuk mund të shkruajë poezi, sidomos jo edhe ata që shtiren si artistë nëpër ahengje ku dhimbjen shpirtërore thjeshtë e zhbën kënaqësia dhe hipokrizia./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Festivali “Cover Fest” u mbajt në Viti, duke bashkuar fëmijët dhe të rriturit

December 26, 2025

Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

December 19, 2025

U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

December 18, 2025
Mos humbni
Zgjedhjet 2025

LDK-ja e Gjilanit kërkon nga qytetarët t’i mbështesin kandidatët nga Gjilani për të qenë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës

By adminDecember 26, 2025

LDK-ja e Gjilanit kërkon nga qytetarët t’i mbështesin kandidatët për deputetë, nga Gjilani, për…

Festivali “Cover Fest” u mbajt në Viti, duke bashkuar fëmijët dhe të rriturit

December 26, 2025

Rektori i UP “Kadri Zeka” ka vizituar Komunën e Kamenicës

December 26, 2025

Luan Aliu: Mos lësho pe!

December 26, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

LDK-ja e Gjilanit kërkon nga qytetarët t’i mbështesin kandidatët nga Gjilani për të qenë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës

December 26, 2025

Festivali “Cover Fest” u mbajt në Viti, duke bashkuar fëmijët dhe të rriturit

December 26, 2025

Rektori i UP “Kadri Zeka” ka vizituar Komunën e Kamenicës

December 26, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.