Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Nëpër dekada bashkërisht

November 4, 2025

Policia e Gjilanit është takuar sot me banorët e Dobërçanit, bashkëbiseduan për rritjen e sigurisë në komunitet

November 4, 2025

Gara e balotazhit: Aktivitetet ditore të Alban Hysenit

November 4, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Nëpër dekada bashkërisht
  • Policia e Gjilanit është takuar sot me banorët e Dobërçanit, bashkëbiseduan për rritjen e sigurisë në komunitet
  • Gara e balotazhit: Aktivitetet ditore të Alban Hysenit
  • Lutfi Haziri: Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin
  • Arbëri për Arsimin!
  • Alban Hyseni: Gjilani është BASHKË dhe i fuqishëm!
  • Alban Hyseni: Rininë tonë e kemi pjesë të planit qeverisës edhe për mandatin e ardhshëm
  • Moti sot me diell dhe i ngrohtë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Çfarë nuk kuptoi z. Shekspir?
Kulturë

Çfarë nuk kuptoi z. Shekspir?

adminBy adminOctober 3, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Aurel Plasari

Shkrimtarëve u ka ndodhur dendur që të mos e dallojnë diktaturën, as ta kuptojnë. Jul Cezari ishte për Shekspirin (William Shakespeare) një ushtarak i shkëlqyer, dhe qe vërtet i tillë, madje edhe reformator. Por, shkrimtari nuk kuptoi procesin fatal sesi Jul Cezari, ai që dikur djaloshar kishte refuzuar diktaturën e Silës, po shpartallonte atë arritje madhështore të shoqërisë njerëzore që ishte republika për të instaluar diktaturën.

Në rastin e republikanizmit të vitit 44 para erës sonë, afërmendsh, nuk qe fjala për idealet demokratike të Weberit, por për aspiratën për të ribalancuar një sistem pushteti duke mos e lejuar të centralizohej në duart e një njeriu të vetëm. Ky ishte ideali i Brutit që, pavarësisht ndjenjave miqësore, veproi për të mirën e republikës së Romës dhe të qytetarëve të saj.

Pos kësaj “hollësie” politike, që Shekspiri nuk e kuptoi, tragjedianit i duhej vetëm skena e tragjedisë. Të qe thelluar edhe më, do të kishte marrë vesh se ç’kuptim kishin fjalët e fundit që Jul Cezari lëshoi ndërsa po binte pas goditjeve të thikave dhe ndërsa pa mes vrasësve të tij edhe Brutin: “Edhe ti Brut, biri im!”.

Mark Jun Bruti ishte njëri ndër organizatorët kryesorë të komplotit për vrasjen e Jul Cezarit. Ishte i biri i Jun Brutit dhe i Servilies. Sevilia, figurë shumë e fuqishme në politikën e Romës, sikurse e kujton – për shembull = Plutarku, pati qysh në vitet e para të martesës një palë marrëdhënie jashtëmartesore, të njohura për Romën, me Jul Cezarin = pikërisht = dhe për bashkëkohësit Bruti nuk mund të ishte veçse bir i atyre marrëdhënieve.

Ishte e vërtetë apo nuk ishte? E kanë diskutuar këtë histori, me pro dhe me kundër, Plutarku, Apiani, Svetoni etj. Gjithsesi asgjë të jashtëzakonshme nuk do të kishte në një histori të tillë përderisa Kurioni, në njërin nga fjalimet e veta (52), e quajti Jul Cezarin ”burri i të gjitha grave dhe gruaja e të gjithë burrave” (omnium mulierum virum et omnium virorum mulierem).

Bruti i biri? Kjo do të mund të ishte e dyta tragjedi e atij subjekti dhe këtë kuptim i dhanë bashkëkohësit fjalëve të fundit të perandorit të përgjakur: “Tu quoque, Brute, fili mi!”. Por do të duhet shtuar edhe që bashkëkohësit i kanë atribuuar edhe Brutit, fill pas perandorvrasjes, fjalinë: “Sic semper tyrannis!”, d.m.th. “Kështu (përfundojnë) gjithnjë tiranët!”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Nëpër dekada bashkërisht

November 4, 2025

Mjeshtri i magjisë së zjarrit

October 30, 2025

Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”

October 28, 2025
Mos humbni
Kulturë

Nëpër dekada bashkërisht

By adminNovember 4, 2025

Nga: Ibrahim Kadriu Nëpër dekada bashkërisht (Qasje portretit krijues të Jusuf Buxhovit) Është një…

Policia e Gjilanit është takuar sot me banorët e Dobërçanit, bashkëbiseduan për rritjen e sigurisë në komunitet

November 4, 2025

Gara e balotazhit: Aktivitetet ditore të Alban Hysenit

November 4, 2025

Lutfi Haziri: Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin

November 4, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Nëpër dekada bashkërisht

November 4, 2025

Policia e Gjilanit është takuar sot me banorët e Dobërçanit, bashkëbiseduan për rritjen e sigurisë në komunitet

November 4, 2025

Gara e balotazhit: Aktivitetet ditore të Alban Hysenit

November 4, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.