Sipas statistikave policore, njoftohet se brenda 24 orëve, në tërë territorin e Kosoves janë shqiptuar 1 mijë e 82 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 51 aksidente trafiku, 21 me lëndime dhe 30 me dëme materiale.
Nderka , brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 8 persona, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/