Ka zgjedhur të martën kryesinë e re asambleja e fëmijëve në Gjilan kurse kryetare është zgjedhur Eriola Fejzullahu.
Në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, udhëheqësi i Njësisë për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete, Ardian Foniqi, e ka uruar Eriola Fejzullahun dhe anëtarët e kryesisë për zgjedhjen, duke iu dëshiruar suksese.
“Përpos që të drejtat e fëmijëve garantohen me konventa ndërkombëtare dhe legjislacionin në fuqi, kryetari i Komunës është zotuar t’ju mbështesë në realizimin e aktiviteteve dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja të parapara në ligjin për të drejtat e fëmijëve”, ka theksuar Foniqi.
Ai ka thene se femijet jane e ardhmja e shtetit tonë dhe se institucionet e kane për obligim të i përkrahin femijet sa herë që kane nevojë./GJILANI INFO/