Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
  • Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës
  • Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan
  • Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor
  • Drejtoresha Kadriu, premton mbështetje për qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave
  • Kryetari Rahimaj : Në asfaltim 15 rrugë lokale, së shpejti nisin edhe 6 të tjera
  • Policia publikon statistikat ditore: 15 aksidente me të lënduar dhe mbi 2400 tiketa trafiku
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Avokati dhe biznesmeni i suksesshëm, Arsim Vranovci: Kam kënaqësinë dhe nderin që po kontribuoj për Gjilanin dhe Anamoravën 
Lajme Lokale

Avokati dhe biznesmeni i suksesshëm, Arsim Vranovci: Kam kënaqësinë dhe nderin që po kontribuoj për Gjilanin dhe Anamoravën 

adminBy adminJanuary 23, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Avokati dhe biznesmeni shumë i suksesshëm nga qyteti i Gjilanit, zotëri Arsim Vranovci, njëherit edhe President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC), njihet si njeri me karakteristika të një lideri.

Ai për Agjencinë e Lajmeve “”Gjilani Info’’ tha se jeton dhe vepron me zemër e shpirt për Gjilanin dhe Anamoravën, i përkushtuar fuqishëm në aspektin e ngritjes së një imazhi të shkelqyer për Rajonin e Gjilanit.

“Kësaj radhe, ajo që kam bërë për Gjilanin dhe Anamoravën  është e dhëna se me iniciativën time sjellë në Gjilan mikun e tim dhe të vendit tonë, zotëri, Lukas Mandl, eurodeputetin Austriak dhe themeluesin e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë “, theksoi avokati gjilanas, Arsim Vranovci.

Sic dihet, zotëri Mandl, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm ndër vite në integrimin e Kosovës në strukturat Evropiane si dhe është autor i librit “Kosova dhe BE-ja – Situata aktuale”.

Për kontributin e vazhdueshëm për vendin tonë, të zotëri Mandl, President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, zotëri Vranovci thotë se ka iniciuar procesin e shpalljes së eurodeputetit austriak, Mandl, Doktor Honoris Causa.

Senati i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, më datë 27.01.2023, do të ndajë titullin “Doctor Honoris Causa” për zotëri, Lukas Mandl, titull ky i dhënë për herë të parë nga ky Universitet.

Po në të njëjtën ditë, zotëri Arsim Vranovci me Këshillin e Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC) paralajmëron se do të organizoj një Gala Event në Hotel Astoria në Gjilan, me fillim nga ora 18:30, e ku pritet të marrin pjesë mbi 200 biznese nga Anamorava, si dhe ambasadorë e përfaqësues të Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë.

Sipas tij, në po këtë ngjarje do të ndahen edhe mirënjohje për 31 bizneset më të mira të Rajonit të Gjilanit, si dhe do të përzgjidhet punëtori më i mirë i vitit 2022 nga radhët e bizneseve të po kësaj ane.

Ndërkaq, gjatë kësaj ceremonie, eurodeputei austriak, zotëri Lukas Mandl do të nderohet me titullin “Anëtar Nderi i Bordit” i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit.

I pyetur për këtë ngjarje, zotëri, Arsim Vranovci ndër tjerash, tha: “Si avokat dhe biznesmen është gjithmonë kënaqësi dhe nder im të kontribuoj për komunitetin e Anamoravës. E një nga mënyrat përmes të cilave kam vendosur t’a bëj këtë është sjellja e eurodeputetit, zotëri Lukas Mandl në qytetin e Gjilanit. Dhe me sjelljen e tij ketu, ne synojmë rritjen e vetëdijesimit lidhur me rëndësinë e mbajtjes së raporteve të mira me miq nga Bashkimi Evropian. Njëherit edhe iu japim mundësinë qytetarëve të rajonit të Gjilanit të kenë kontakt të afërt me një eurodeputet si zotëri , Mandl”.

Avokati Vranovci tha se për Gjilanin dhe Rajonin e Gjilanit nuk do të kursehet asnjëherë, sepse ka motiv dhe vullnet e përkushtim për një imazhë të shkelqyer për Anamoravën./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

By adminMarch 10, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka festuar sot 13-vjetorin e themelimit të tij…

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026

Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor

March 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.