Author: admin

Alban Hyseni: Me fat Kurban Bajrami! Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e Festës së Kurban Bajramit. Uroj që ndjenja e gëzimit që reflektojmë sot, të na shoqërojë përgjatë gjithë vitit. Solidaritetin, mirësinë dhe kujdesin për të tjerët t’i synojmë gjithmonë për të mirën e përgjithshme. Shëndet dhe mbarësi për të gjithë. Me fat Kurban Bajrami!

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Uran Berisha, zyrtarët Leotrim Spahiu dhe Vjollca Kryeziu, kanë takuar Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Në këtë takim është diskutuar për krijimin e Shtegut të Çiklizmit, i cili pritet të jetë më i gjati në Kosovë. I pari i Kamenicës ka thënë se në këtë shteg relievi fantastik do ta prodhojë adrenalinën që vështirë se përjetohet diku tjetër. “Së bashku me Kryetarin e Prishtinës, z. Perparim Rama po punojmë në krijimin e Shtegut të çiklizmit, i cili do të jetë më i gjati në…

Read More

“Në këtë festë të sakrificës, ju uroj të gjithë besimtarëve mysliman festën e Kurban Bajramit, me dëshirat më të mira për ju dhe familjet e juaja, duke ju uruar paqe, begati e mirëqenie të gjithëve. Uroj që të jeni afër njëri-tjetrit, por edhe afër atyre familjeve që kanë nevojë, sepse kjo është një festë e cila në thelbin e vetë e ka sakrificën, përkushtimin dhe adhurimin por edhe dashurinë për njëri-tjetrin. Zoti ju faltë mirësi , mbarësi dhe shëndet ju dhe familjeve tuaja. Uroj nga zemra mbarësi, mirëqenie dhe dashuri!” Sinqerisht Sokol Haliti Kryetar i komunës së Vitisë

Read More

Urimi I Kurban Bajramit  2022 “Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni Allahun për udhëzimet që u bëri. Bamirësve merru myzhde”. (El Haxh, 37). Besimtarë të dashur, vëllezër e motra! Le ta falënderojmë Allahun e Lartëmadhërishëm që na e mundësoi që edhe sivjet ta presim festën e Kurban Bajramit, festën më të vjetër të njerëzimit, festën e parë që shënon devotshmërinë e njerëzimit ndaj të Madhit Allah që nga krijimi e këndej. Ibrahimi a.s. po bëhej gati që ta therë…

Read More

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka filluar dje me projektin për trajtimin e qenve endacakë. Drejtori për Bujqësi, Bajram Isufi, ka thënë se puna do të realizohet duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet sipas kontratës: kapja, transportimi, trajtim dhe kujdes, identifikim dhe regjistrim, kastrim/sterilizim, vaksinim dhe dehelmetizim si dhe kthimi në vendin e kapjes. ​“Po ashtu, projekti do të realizohet duke u dhënë përparësi zonave më të frekuentuara me njerëz si për shembull: qendra e qytetit, spitalet, shkollat çerdhet, parqet etj.”, ka shtuar Isufi. /Gjilani.info/

Read More

GIZ-i gjerman në bashkëpunim me komunën e Vitisë, kan mbajtur sot një punëtori rreth procesit të ristrukturimit të shërbimeve sociale duke u bazuar në hartëzimin social. Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kryesuesi i kuvendit komunal Bekim Azizi, përfaqësues komunal, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të tjerë. Temë diskutimi e kësaj puntorie ishte integrimi, trajtimi dhe punësimi i personave me aftësi të kufizuar. Me këtë rast kryetari Haliti tha se, çdo projekt që lidhet me çasjen në infrastrukturë, integrim, punësim në institucionet komunale dhe trajtim të personave me aftësi të kufizuara, komuna e…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ju ka uruar mirëseardhje të gjithë mërgimtarëve, në veçanti atyre vitias, dhe ka shprehur falënderim për kontributin e vazhdueshëm për vendin e tyre. “Të dashur mërgimtarë, pjesë e pandashme e komunës së Vitisë dhe gjithë Kosovës, mirë se keni ardhë dhe mirësevini në vendlindje, në familjet e juaja dhe në qytetin e juaj për të cilin kontributi juaj është jashtëzakonisht i madh. Me qëllim të organizimit sa më të mirë, ne si komunë synojmë që të ju ofrojmë kushte e shërbime sa më të mira gjatë kësaj periudhe, me përforcimin me staf shtesë…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim pune, Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Regjionale të Ujërave “Hidromorava”, në Gjilan, Abdylaziz Selmani, dhe Kemur Mustafa, Përgjegjës i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”-Dega në Viti. Temë bisede e këtij takimi ishte zgjidhja e problemeve të ujësjellësit nëpër disa lokalitete, shtimi i kapaciteteve të furnizimit të rregulltë me ujë të pijshëm i qytetarëve të komunës së Vitisë, menaxhimi i ujësjellësit në të gjitha lokalitetet, si dhe implementimi i projektit të BERZH-it. “Komuna e Vitisë ka kryer shumë punë për të përmbushur obligimet e veta. Është koha që sa…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Uran Berisha, zyrtarët Leotrim Spahiu dhe Vjollca Kryeziu, kanë takuar Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Në këtë takim është diskutuar për krijimin e Shtegut të Çiklizmit, i cili pritet të jetë më i gjati në Kosovë. I pari i Kamenicës ka thënë se në këtë shteg relievi fantastik do ta prodhojë adrenalinën që vështirë se përjetohet diku tjetër. “Së bashku me Kryetarin e Prishtinës, z. Perparim Rama po punojmë në krijimin e Shtegut të çiklizmit, i cili do të jetë më i gjati…

Read More

Kryetari i Oda e Veterinerëve e Kosovës, Xhevdet Krasniqi, u prit në takim nga kryeshefi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, të cilin e njoftoi për fushëveprimin dhe iniciativat e OVK-së, me theks të veçantë trajtimin e qenve endacak e sidomos atyre me pronar. “Po të merreshin parasysh rekomandimet tona të vitit 2016 mbi trajtimin e qenve me pronar, tashmë ky problem do ishte i zgjidhur”, tha Krasniqi. Ai kërkoi nga AKK-ja, që urë lidhëse e trajtimit të problemeve me kafshë të jetë OVK dhe se, komunat gjatë përpilimit të shpenzimeve për trajtime të tilla, ta marrin për…

Read More