- Dy aktakuza për vepra të ndryshme penale në Gjilan
- Mbi 2 mijë e 170 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
- Kryetari Hyseni, takon studentët që mbajtën praktikën me pagesë në institucionet komunale
- Moti sot me vranësira dhe intervale kohore me diell
- Nëpër dekada bashkërisht
- Policia e Gjilanit është takuar sot me banorët e Dobërçanit, bashkëbiseduan për rritjen e sigurisë në komunitet
- Gara e balotazhit: Aktivitetet ditore të Alban Hysenit
- Lutfi Haziri: Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin
Author: admin
Pamje që tregojnë luftimet nga afër – trupat ukrainase në vijën e frontit, vetëm 500 metra larg nga pozicionet ruse
Ndërsa në Ukrainë ka zhvillime të shumta, mediat vazhdojnë të sjellin pamje dhe detaje nga afër betejave. Në këtë drejtim, edhe mediumi prestigjioz, përkatësisht gazetari i saj ka sjellë disa të tilla nga fronti i luftës në Lyman, përcjell Telegrafi. “Lufta në vijën e frontit pranë qytetit të Lyman në Ukrainën lindore përfshin jo vetëm sulme artilerie, por edhe luftime nga afër”, zbulon Jonathan Beale i BBC-së. Sipas asaj që thuhet në video, pozicionet ruse janë vetëm 500 metra larg. Ndryshe, të mërkurën, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se kishte nënshkruar një ligj që vendos ligjin ushtarak në Kherson…
Escobari deklarohet pas takimeve në Beograd: Pres vazhdim dinamik dhe konstruktiv të dialogut
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se pret që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, të vazhdojë “në mënyrë dinamike dhe konstruktive”. “Kjo është e rëndësishme si për qytetarët, ashtu edhe për paqen, stabilitetin dhe përparimin e përgjithshëm në rajon”, ka thënë Escobari. Ai i ka bërë komentet në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar presidenca serbe. Vuçiqi, në anën tjetër, ka thënë se ka mbajtur “bisedime të rëndësishme” me diplomatin e lartë amerikan. Në “Instagram”, Vuçiq tha se është biseduar…
Një shqiptar është vrarë pranë stacionit të metrosë së Londrës Mediat angleze raportojnë se një person i vrarë rreth orës 23:00 të së dielës është identifikuar si Lumturi Zeqja, një 27-vjeçar nga Barking, përcjell albinfo.ch. Policia nxitoi në vendngjarje në Church Lane pasi një telefonues i njoftoi ata për një “përleshje”. Aty gjetën dy të plagosur, Zeqja u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa tjetri u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet aktualisht. Asnjë arrestim nuk është bërë dhe personi përgjegjës për sulmin është ende i lirë dhe policia tha se ka disa pista të ndryshme hetimi. Familja…
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka bërë me dije se në raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën është theksuar se njëra ndër institucionet me joaktive ka qenë Kuvendi i Kosovës dhe angazhimi i deputetëve. Gërxhaliu thotë se ajo çfarë është thënë në raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, veçanërisht për Kuvendin qëndron. Sipas tij, deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk arritën që ta ngritin zërin për miratimin e Projektligjit për pagën minimale, e cila siç është propozuar nuk do të ketë efekt pozitiv te qytetarët për shkak të krizës…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti. Në këtë takim është diskutuar rreth Konferencës së Kryetarëve të Rajonit të Lindjes, e cila do të mbahet për herë të dytë dhe kësaj here komuna e Vitisë, është zgjedhur nikoqire. Gjatë këtij takimi gjithashtu është biseduar rreth zhvillimeve të gjithë mbarshme në komunën e Vitisë, projektet e shumta që do të kryhen në vazhdim e që janë në të mirë të të gjithë qytetarëve vitias, pa dallime. Kryetari Haliti, i ka falënderuar për bashkëpunimin e…
Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka njoftuar se gjatë patrullimit në fshatin Mogillë komuna e Kllokotit ka ndalur për një kontrolle rutinë një automjet me targa vendore në të cilin kanë qenë dy të dyshuarit kosovar shqiptar të mitur A.A. (2007) dhe S.H. (2006). “Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit të lartcekur zyrtarët policor kanë gjetur dy (2) armë automatike AK-47 me karikator përkatës të cilët janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatën. Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Kllokot ku janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftim. Në lidhje me rastin…
Një person është arrestuar në Viti, pasi që i njëjti nga pa kujdesia dyshohet se me traktor ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe pasi është dërguar për tretman ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për studentë për mbështetje nga pako për përballje me inflacion. Murati ka thënë se sot në “e-Kosova” është hapur aplikimi për studentë për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro, transmeton lajmi.net. Ministri Murati në “Facebook” ka theksuar se të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktiv që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës. Postimi i plotë i Muratit: Hapet aplikimi për studentë për mbështetje nga pako për përballje me inflacion Sot në e-Kosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën rreth orës 22:00 kanë pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Policia njofton se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person (këmbësor), i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Trupi i viktimës A. S, mashkull, 34 vjeç është dërguar për obduksion…
Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e projektit “Up to Youth”, konfirmon përkrahjen e fuqishme të institucioneve komunale për projektet rinore
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti priti në takim përfaqësuesen e projektit “Up to Youth” në kuadër të USAID-it amerikan, Antigona Dajakaj Fejza si dhe dhe Lorik Sahiti nga ky projekt por për Viti. Me këtë rast është folur për bashkëpunimin e deritanishëm të komunës së Vitisë me këtë projekt por edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar. Gjatë këtij takimi u fol edhe për punën e këtij programi për të përmirësuar mundësitë e angazhimit e të rinjve në komunën e Vitisë. Kryetari Haliti përgëzoi të rinjtë për punën e tyre të deritanishëm në…

